Fondacioni Fëmijët shqiptarë konferenca e dytë për autizmin
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” me presidente Zonjën Liri Berisha ka zhvilluar konferencën e dytë Ndërkombëtare kundër Autizmit. Sipas shifrave një në 100 fëmijë është i prekur nga kjo sëmundje. Në fjalën e saj znj Berisha ka bërë një prezantim të punës së fondacionit që ajo drejton.
“Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka marrë përsipër të luajë rolin e katalizatorit për të përshpejtuar ndërveprimin e aktorëve e faktorëve në Shqipëri që do të mund të sjellin ndryshime domethënëse për jetën e këtyre fëmijëve.”
E pranishme ka qenë dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila ka theksuar rëndësinë e rritjes së vëmendjes ndaj kësaj sëmundje.
Aktivitetet e zhvilluara nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” do të mbyllen me një mbrëmje gala bamirësie me temë “Pranë Fëmijëve Autikë”. Të gjitha të ardhurat e saj do të shkojnë për realizmin e projekteve të Fondacionit Fëmijët Shqiptar.