E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali/ Amnistia e pavarësisë mbyll dosjet e dhunës ndaj grave

Tiranë- Të premten dhjetra gra dolën në një protestë kundër dhunës ndaj gruas. Protestuan me protretet e grave të vrara, vrasësit e të cilave ende nuk janë dënuar. Vetëm gjatë vitit 2012 janë vrarë 22 gra e vajza. Nisur nga ky intesifikim i dhunës dhe krimit në familje, gjatë këtij viti u vu re një tendencë e prokurorisë për të forcuar hetimet kundër dhunës në familje.U vu re gjithashtu që edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë ishte në sinkron me këtë risi, duke deklaruar se do të shtoheshin kontrollet në gjykatë në mënyrë që të kishte dënime maksimale kundër të gjithë atyre që kryenin dhunë në familje ose gjatë urdhërit të mborjtjes. Por amnistia e ndërmarrë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë i hodhi poshtë të gjitha. Mjaft dosje po pushohen në prokurori dhe në gjykatë, duke qenë se kjo vepër e cila parashikon minimumin e dy viteve të dënimit, është amnistur. Po sjellim më poshtë disa raste të tërheqjes së prokurorisë dhe shpalljen e pushimit të gjykimeve edhe për raste që janë denoncuar nga gazeta IDEA si mjaft të dhunshme

Rasti 1.  ”Gjykata arrin në përfundimin se gjykimi i cështjes në ngarkim të të pandehurit Arben Teodori, për dhunë në familje dhe pengim të vendimeve të gjykatës, duhet të pushohet pasi veprat penale për të cilat ka ardhur për gjykim janë amnistuar”. Prokuroria, gjatë gjyqeve të mëpardhme, përpara se të shpallej amnesia, pretendoi për dhunë e konkretisht: “Sadije Teodori ka kallzuar se bashkeshorti i saj Arben Teodori, duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikiqe, duke i vajtur ne banese në një kohë që ajo ishte nën urdhër mborjtjeje. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr.607 date 23.05.2012 te Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, rezulton se tek shtetësja Dorina Teodori ka dëmtime, të cilat hyjnë në kategorinë  e rrahjeve. Me vendimin nr.6030 datë 11.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, është vendosur që i pandehuri Arben Teodori të mos kryejë vepër të dhunës, të mos cënojë, ngacmojë apo të kontaktojë për një vit familjen e tij.Në datë 12.09.2012 i pandehuri Arben Teodori ka shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe tre femijëve te tij.”

Si ky rast, për dhunë ndaj grave dhe fëmijëve janë edhe pushimi i gjykimeve për shtetasit Eduard Frroku, i akuzuar se në qershor të këtij viti ka dhunuar bashkëshorten. Sokol Popi, i dërguar për gjykim nga prokuroria për dy vepra për dhunë në familje dhe mos respektim të vendimit të gjykatës, pëer urdhër mbrojtjeje të familjes. Teki Dido, po ashtu nën hetim për dhunë në familje. Skënder Peposhi, Astrit Pashkaj e të tjerë, që të gjithë të hetuar për disa muaj nga prokuroria e kryeqytetit, janë pushuar pikërisht për shkak të amnistisë.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›