Shqiptaret festojne sot nderrimin e viteve ABC News uron Gezuar Vitin e Ri 2013
Shqiptarët festojnë sot ndërrimin e viteve. Sic është bërë tashmë traditë shqiptarët do të presin 2013-ën mes miqsh dhe familjarësh pranë tryezës së mbushur plot e përplot për të trokitur gotat dhe për të uruar një vit të mbarë dhe të begatë.
ABC News uron të gjithë shqiptarët kudo që janë: Gëzuar Vitin e ri 2013!
Kremtimin e kësaj feste tradicionale shqiptarët preferojnë ta kalojnë në shtëpitë e tyre, dhe pasi akrepat kanë kaluar 12:00 dalin në pube dhe lokale për të festuar. Por ka edhe nga ata që festën e ndërrimit tëviteve e kalojnë jashtë shtëpisë në bare dhe restorante ku edhe kanë prenotuar, apo edhe jashtë vendit.
Spektakël fishekzjarresh në kryeqytet
Nga ora 23:45 e mbrëmjes së sotme në sheshin qendror të kryeqytetit kryeqytetasit do të dëgjojnë muzikën e DJ-ve të njohur. Pas numërimit mbrapsht dhe deri në ardhjen e Vitit të Ri do të ketë një spektakël fishekzjarresh të organizuar nga bashkia e Tiranës.
Po gjatë gjithë ditës së sotme Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh në kryeqytet.
Ndërrimi i viteve, ja masat e Policisë së Tiranës
Mbi 1000 efektivë të policisë së Tiranës do të jenë në shesh që momenti I ndërrimit të viteve të festohet sa më këndshëm dhe qytetarët të jenë të sigurtë
Në orën 23:00, atëherë kur nisin dhe lëvizjet e qytetarëve për të festuar në lokale apo për vizitat e para të vitit të ri tek të afërmit, policia do të mbyllë sheshin “Skënderbej” për automjetet.
E vetmja situatë për të cilën nuk është parashikuar nga policia, është përdorimi I fishekzjarrëve dhe kapsollave plasëse, të cilat thuajse çdo vit i kthejnë sheshet ku festohet ndërrimi i viteve, të ngjashme me një fushëbeteje.
Festime në të gjitha rrethet e vendit
Atmosfera festive është ndjerë në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Dekori festiv dhe aktivitetet e ndryshme kanë përshirë të qytete vendit, ndërsa policia ka rritur masat për festimet.