E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, vëllai i Merah krenar për vrasësin

Paris - Vëllai i madh i autorit të vrasjeve të fundit në jugperëndim të Francës ishte i pranishëm gjatë vjedhjes së skuterit të përdorur nga Mohamed Merah gjatë shtatë vrasjeve të kryera me gjakftohtësi, prej të cilave ai shprehet se ishte krenar, mësohet sot nga një burim policor.

"Gjatë mbikëqyrjes së tij në Tuluzë, Abdelkader Merah, e përshkroi si shumë fetar dhe tepër të përkushtuar në Salafism vëllain e tij, tha se ai ishte i pranishëm gjatë vjedhjes së skuterit, që vrasësi përdori gjatë vrasjeve të tre ushtarëve, të profesorit të fesë dhe tre fëmijëve të shkollës hebraike gjatë periudhës 11 - 19 mars në Tuluzë dhe në Montauban", tha burimi.

Skuteri, 500 cm3 i tipit T-MAX Yamaha ishte vjedhur më 6 mars në rajonin e Tuluzës, ose pesë ditë para vrasjes së parë.

Abdelkader Merah, 29 vjeç, gjithashtu tha se ishte krenar për aktet e vëllait të tij.

Mohamed Merah, 23 vjeç, i cili u vetëshpall muxhahedin në shërbim të Al Kaedës, u vra të enjten në mëngjes gjatë një sulmi të policisë elitare, pas një rrethimi prej 32 orësh rreth apartamentit të tij në Tuluzë në kushte që kanë ngjallur diskutime.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›