Aristotel Guma, hiqet busti nga kisha, 'acarohen grekët'
HIMARE- Hiqet busti i Aristotel Gumës nga oborri i kishës “Gjithë Shenjtorët” në Himarë. Lajmi në fjalë është publikuar në pjesën më të madhe të blogjeve “vorioepirote”, të cilat në shkrimet e tyre shprehen të indinjuar për këtë veprim dhe akuzojnë Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij Dhimitri, i cili ka qenë kundra vendosjes së këtij busti që në momentin e përurimit të tij. Ndërkaq, mësohet se busti i të ndjerit Guma, i cili humbi jetën më 12 gusht 2010 si pasojë e një aksidenti mes tij dhe pesë të rinjve vlonjatë, është zhvendosur për në varrezat e Himarës.
Gjithashtu, mësohet se babai i Aristotel Gumës, Ilia Guma ka kontaktuar dhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos, ku është shprehur i shqetësuar në lidhje me presionet për largimin e bustit nga oborri i kishës.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)