Dialogu Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri pjesë e bisedimeve

24-03-2012 / Gazeta 55
Zëvendëskryeministrja kosovare dhe Kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi ,Edita Tahiri, i ka quajtur spekulime gazetareske fjalët se kryeministri Hashim Thaçi se do të emërojë ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj në postin e shefit të ekipit negociator.
Ajo e ka arsyetuar qëndrimin në krye të ekipit duke aluduar në mënyrë lakonike: S`kam pse shkoj, sepse bisedimet me Serbinë nuk do të bëhen asnjëherë politike.
“Ne kemi biseduar dy herë për tema politike me Serbinë, në Rambuje dhe në Vjenë. Në dy rastet Serbia ka dështuar të bëjë marrëveshje. Ky është kapitull i mbyllur”, ka thënë Tahiri për një nga mediat kosovare.
Sa i përket vazhdimit të dialogut, Tahiri thotë se janë duke pritur sinjale nga BE-ja.