E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, vrasësi i dyshuar gjendet i vdekur

“AFP” thotë se policia hyri sot në pallatin ku gjendej Merahu pasi prej orësh ishte shkëputur komunikimi mes tyre.

Më herët, Merah kishte thënë se dëshironte të vdiste “me armë në duar”, para se t’i jepte fund komunikimeve gjatë natës.

Merah është i dyshuari kryesor për vrasjen e shtatë personave. Në tre sulme të ndara ai dyshohet se ka vrarë tre ushtarë, një rabin dhe tre fëmijë hebrej.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-22 11:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›