E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë,vritet killeri i masakrëssë Tuluzit, 31 orë nën rrethim

PARIS - Mohamed Merah, djaloshi 24 vjeçar, i akuzuar për tragjedinë në shkollën hebraike të qytetit Tuluz në Francë, është vrarë. Kështu përfundon dhe rrethimi më shumë se 31 orësh i policisë për njeriun mbi të cilin rëndojnë 7 vrasje.

Tre policë kanë mbetur të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë në shtëpinë e vrasësit. Njëri prej tyre në gjëndje të rëndë. Mësohet se Mohamad ed Merah ka bërë rezistencë duke qëlluar ndaj policisë. Nga burime policore mësohet se ai fillimisht është strehuar në banjon e apartamentit e më pas ka kaluar në një ballkon nga ku edhe ka tentuar të arratiset duke tentuar të hidhej poshtë. 

Merah, 24 vjeç, me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen e katër personave në shkollën hebraike të Tuluzit më 19 mars.

Në mesin e viktimave të tragjedisë së fundit ishin tre fëmijë dhe një i rritur.

Merah ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai ka thënë se i ka bërë vrasjet për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›