Takim ndërministror në Budva për liqenin e Shkodrës

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatori, z. Genc Ruli dhe ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu dhe stafet respektive janë takuar me z. Tarzan Milosevic, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Malit të Zi.
Në këto takime, ka pasur prezantime të studimeve që janë bërë së fundmi për situatën ujore në zonat e nën Shkodrës dhe Ulqinit. Specialistë shqiptarë, malazezë dhe të kompanisë Mott Mac Donald, një kompani kjo e kontraktuar nga Banka Botërore kanë qenë të pranishëm për të bërë prezantimin e studimit të tyre në takimin ndërministror.
Në fjalën e tij, ministri Mediu tha se tanimë të dy vendet po punojnë së bashku për të mos lejuar më katastrofa ujore. “Ne do të ecim me të njëjtin ritëm dhe të njëjtin gjykim dhe për të ecur në mënyrë sa më profesionale dhe për të bërë investime që i rezistojnë kohës dhe japin zgjidhje problemit” tha ministri Mediu, duke shtuar me tej se “ne do të gjykojmë të gjitha marrdhëniet që kemi në fushën e ujërave me njëri tjetrin, për të parë zgjidhjet”.
Nga ana e tij, Ministri Ruli tha se qeveria shqiptare dhe ministria e Bujqësisë kanë mbështetur teknikisht dhe financiarisht të gjitha studimet dhe ndërhyrjet që janë bërë në diga, argjinatura dhe pastrimin dhe thellimin e kanaleve të kullimit në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Një ndër mesazhet kryesore që u përcoll në takimin me z. Tarzan Milosevic, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Malit të Zi ishte ai për të ecur bashkarisht në projektet që synojnë dhe shmangin rreziqet nga vërshimet e ujërave.
Të pranishmit në takimin ndërministror vunë në dukje se tanimë kemi një marrëdhënie unike dhe të koordinuar për veprimet dhe projektet që kanë përfitim të përbashkët. Në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, ministri i Ruli dhe Mediu morën pjesë në një prej panaireve më të rëndësishme që zhvillohet çdo vit në Budva. /Start/
2012-03-22 10:20