E Shtunë, 31 Tetor 2026

France zjarr ne impiantin berthamor

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë impiantin bërthamor të Fessenheimit në lindje të Francës, pranë kufirit me Gjermaninë.

Nga raportimet e para të autoriteteve franceze flitet për disa persona të plagosur nga flakët.

Dhjetra makina zjarrfikësesh mbërritën në impiant për të vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që nuk dihet shkaku i saktë shpërthimit të zjarrit, por zjarrfikës dhe autoritetet lokale të cituara nga Reuters deklarojnë se shkak i flakëve është bërë një “reaksion i pavullnetshëm kimik”.

Teknologjia me të cilën funksionon ky central është më e vjetra ndër centralet e tjera franceze dhe shpesh ka qenë në qendër të protestave të organizatave kundër energjisë bërthamore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›