E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet Holokausti, Berisha:Të garantojmë të drejtat e liritë e individit

Liritë dhe të drejtat e njeriut duhet të jenë kryefjalë e funksionimit të cdo shteti demokracie dhe asnjëherë nuk duhet të rendim së përjekuri për realizimin dhe garantimin e tyre. Kështu është shprehur Kryeministri, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në work shop-in “ne kujtim te Holokaustit” të mbajtur në kuadër të presidencës shqiptare të KiE-së në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

Berisha vlerësoi rolin e të gjithë atyre njerëzve nga të katër anët e botës që dolën në mbrojtje të popullit hebrenj, e në mënyrë të vecantë shqiptarët si një ndër popujt më pro hebrenj gjatë Holokaustit. Ndër të tjera Kryeministri theksoi se Holokausti duhet ti shërbejë qytetërimit tonë si një mësim shumë i madh për një shoqëri tolerante, kundër racizmave dhe fobive.
 

“Holokausti përbën procesin, aktin më barbar cnjerëzor të historisë së njerëzimit. Ai nuk u realizua nga shoqërira primitive, ai ndodhi në shoqërinë më të qytetëruar të planetit. Cdo ngjarje duhet të shërbejë për një vështrim përpara , cdo mësim duhet të na shërbejë për të ndricuar rrugën drejt të ardhmes, kjo do të jetë një ndër përjekjet më themelore tonat. Holokausti duhet ti shërbejë qytetërimit tonë si një mësim shumë i madh për një shoqëri tolerante, për të luftuar racizmat, fobitë.Duhet të jetë pjesë parësore dhe integrale e edukimit. Nuk duhet të reshtim derisa rendi ynë ndërkombëtar të jetë i bazuar parasëgjithash mbi liritë dhe të drejtat e individit. Shpreh nderimin më të madh për të gjithë ata njerëz të vende të ndryshme që qëndruan si viganë në mbrojtjen e jetëve njerëzore , të bashkombasve të mi”shpreh Berisha.
 

Berisha gjithashtu vlerësoi rolin KiE, si institucioni që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, si një frymëzim për popujt e shtypur nga diktatura komuniste. “Pas rënie së perdes së hekurt dha mbështetjen në konsolidimin e shteteve dhe demokracive të tyre. KiE është tempull i lirive” shtoi Kryeministri.
 

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ndihet i nderuar që Shqipëria shpëtoi jetën e qindra hebrenjve gjatë Holokaustit.

“Edukimi i rinisë ndaj këtyre ndjenjave është një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të KiE-së. Një nga arsyet kryesore është se këto janë vlera universale njerëzore dhe dëshirojmë të kontribuojmë me vlera dhe shembuj konkret të tolerancës dhe me vlera dhe shoqërisë europiane. Sot vendet e botës kërcënohen nga intoleranca në rirjte dhe nga partitë ksenofobe dhe diskriminimi” tha Panariti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›