E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë,dhunë në protestat e studentëve

Studentët francezë sulmuan forcat e policisë me shishe dhe me sende të forta dhe thyen dritaret e disa dyqaneve në Paris gjatë një proteste kundër reformave të qeverisë, para se të oraganizonin një protestë mbarë kombëtare.Policia arrestoi katër persona gjatë protestës së studentëve, që nisi dje pasdie në universitetin Tolbiac, në pjesën jugore të Parisit, dhe përshkuan gjithë distancën deri në Barbes, zonë në pjesën veriore të kryeqytetit, pranë qendrës turistike Montmartre.Përgjatë rrugës protestuesit dëmtuan shumë prona private. Dritaret dhe kangjellat e një numri të konsiderueshëm dyqanesh janë dëmtuar dhe shkatërruar. Protestuesit kanë hedhur shishe dhe sende të forta dhe në drejtim të trupave të sigurisë, por nuk pati reagime nga policia apo përleshje me studentët.Universitetet franceze janë përfshirë nga një seri protestash, grevash, bojkotesh dhe bllokim të mjediseve mësimore si nga studentët edhe nga lektorët për disa muaj me radhë për shkak të disa reformanve të shumëpërfolura të ndërmarra nga qeveria.Sindikatat kanë lajmëruar se nesër do të zhvillojnë një protestë mbarëkombëtare në të gjitha sektoret dhe po planifikojnë protesta në të gjithë Francën kundër politikave ekonomike të presidentit Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›