Sofje: Maqedonia te zgjidhe mosmarreveshjet
Bullgaria do te mbeshtese hyrjen e Maqedonise ne NATO kur Maqedonia t'i zgjidhe "te gjitha kontestet me fqinjet". Keshtu eshte shprehur zevendeskryeministri bullgar Ivailo Kalfin, ne takimin e ambasadoreve te NATO-s ne Sofje. Agjencite e lajmeve citojne zyrtarin e larte te kete thene se Bullgaria eshte e perkushtuar ndaj politikes se "dyerve te hapura", dhe perfshirjes se vendeve te Ballkanit Perendimor ne NATO. "Bullgaria ka thene Kalfin ne takim, ka luajtur rol aktiv ne planin aksional per pranimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, si dhe te Maqedonise, kur ajo t'i zgjidhe te gjitha kontestet me vendet fqinje. Maqedonia nuk u ftua te anetaresohet ne prillin e kaluar ne Nato per shkak te ceshtjes se emrit me Greqine.