E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazarri: Titulli? Është shumë shpejt për deklarata

“Nuk flas më Kasanon. Kovaçiç mund të bëhet Hamshiku i ri

mazarriInteri duhet ta marrë veten pas sezonit të fundit zhgënjyer. Në kampionatin e fundit Interi e mbylli renditjen në vendin e 9-të. Në këtë mënyrë nis konferenca e parë Valter Maxarrit për gazetarët.
Fakte, jo fjalë
Trajneri i ri i Interit flet për një dëshirë të madhe për tu rikthyer të mëdhenj. Kam zhvilluar biseda personale me lojtarët ashtu siç bëj gjithnjë shpjegon-. Skuadrat e mia nuk dorëzohen kurrë. Tifozëve iu premtoj vetëm këtë: Jam i mësuar me faktet, jo me fjalët.
Top player dhe Thohir
“Top player-i? E kuptoj që për ju gazetarët merkatoja është e rëndësishme dhe për cilindo do të ishte mirë të kishte ne dispozicion lojtarët më të mirë në botë, por unë duhet të punoj me këta që kam tani. Unë bëj punën tim, për merkaton pyesni Brankën. Thohir? I uroj mirëseardhjen kujtdo që kërkon të mirën Interit.
Kampionati
Ka njerëz që thonë që ky Inter mund ta fitojë titullin kampion, por Mazarri nuk përdor gjysëm terma: Unë nuk mund të bëj deklarata të tilla, nuk mund të flitet për titull që ditën e parë të punës, por do të shohim gjatë rrugës. Është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë.
Kasano
Mbi polemikën mbi Kasanon përgjigjet shkurt: Antonios nuk i përgjigjem më. Kam bërë një komunikatë, aty është e gjithë e vërteta, evitoni të më pyesni sërish se çfarë mendoj për të. Jam i lumtur nga komplimentet që kam marrë nga një kampin si Zaneti.
Juventus
Skuada për të mundur sipas Mazarrit është Juventusi që është forcuar akoma më shumë: Tevez është një lojtar i madh reflekton Mazarri -, e dimë të gjithë. Më pyesni nëse do të me jepte bezdi të shikoja Zunigën tek Juve? Jo, unë di vetëm që kur e mora nga Siena të gjithë shtrembëronin turinjtë, tani flasim për një lojtar krahu të nivelit të parë. Për mua është një kënaqësi.
Moduli
Më pas flitet për modulin. Do të asimilojmë shumë skema thotë Mazarri -, tani po provojmë 3-5-1-1, më pas 3-4-3, ose 3-4-2-1, që praktikoja tek Napoli. Do të përdorim edhe skemën 4-3-3, sepse duhet të jemi gati të ndryshojmë faqe sipas kundërshtarëve. Kovaçiç? Ka karakteristika të mira, një si ai duhet të luajë më përpara, të mësojë të hyjë në zonë edhe pa top, të kërkojë golin siç bën Hamshik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›