Konte: Me 9 milion euro kemi bërë mrekulli, synojmë titullin e tretë radhazi në Seria A
Ogbona? Mund të bëhet më i miri në botë. Më vjen keq për largimin e Xhakerinit”
Antonio Konte flet i lumtur në konferencën e tij të parë për shtyp për këtë sezon. Tekniku i Juventusit e cilëson si të jashtëzakonshme merkaton bardhezi dhe thekson Juvja punon për të vazhduar të rritet. Për merkaton ai vë në dukje se largimi i Xhakerinit më trishton, por me 9 milion euro kemi marrë Tevez dhe Lorente. Kemi operuar në mënyrën më të mirë duke patur parasysh edhe krizën ekonomike të momentit. Xhakerini? Kur ka blerje, duhet të ketë edhe shitje. Çdo largim është i dhimbshëm pas sukseseve që pasur së bashku. Për mua janë të gjithë të pashitshëm, por duhet tu përgjigjemi edhe situatave ekonomike. Nëse më kërkoni a jam i lumtur me largimin e Xhakerinit, iu them se jo.
Jovetiç
Është një top player, që mund të rritet akoma më shumë. Do të shkojë në skuadrën që në këtë moment mund të japë paratë që kërkon Fiorentina, kështu që nuk do të qëndrojë në Itali, thotë Konte për lojtarin që ishte një ndër objektivat kryesorë të Juves.
Objektivat
Konte thekson se është gjithmonë e vështirë të përsëritësh atë që ke bërë, por Juvja thekson ai, kërkon të fitojë kampionatin e tretë radhazi, rekord i cili mungon që nga vitet 30-të.
Tevez
Tek Tevez më ka goditur forca e tij agonistike, është një lojtar i duhur për ne. Numri në fanellë? Nuk është numri në fanellë ai që ka rëndësi thekson Konte -, por ajo që bën në fushë dhe në stërvitje gjatë javës. E rëndësishme është të nderosh në mënyrën më të mirë fanellën që ke veshur.