E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska Me mire te kisha ndenjur vetem Ermali nuk di te trajtoje nje femer

Franceska e Genta qendrojne ne oborr duke biseduar per debatin e mbremshem me te dhe Erionin. Ajo shprehet se i ka ardhur keq pasi Erioni kishte folur per te tek Tani e Gerta. Franceska shton se ne kete situate ka faj dhe Ermali i cili i ka lejuar te flasin per marredhenien e tyre. Genta e pyet nese eshte pajtuar me Erionin e ajo mohon duke thene se me Genten e kaloi kete situate pasi e di tipin e saj. Genta tregon se Liami e Gerta e kane pyetur perse eshte zene me Francesken e ajo i eshte pergjigjur se thjesht kane debatuar.

Se fundi dy vajzat shkojne ne dhome ku vazhdojne te komentojne banoret. Franceska thote se Tani eshte bere si komentator i shtepise e Genta mendon se kete jave ai do te largohet. Franceska thote se nuk po e kupton sjelljen e Ermalit keto dite pasi nuk eshte per te bete shaka me marredhenien e tyre pasi e ka vene ne siklet ate. Ajo shprehet se eshte ndjere e ofenduar nga Ermali Erioni dhe Genta. Kjo e fundit shprehet se eshte cuditur per faktin qe Liamin nuk ka nderhyre dhe Franceska pergjigjet se Liami ka rene ne qetesi e i shmanget disa situatave.

Ajo shton se Ermali ka filluar te levize keto dite ne kuptimin qe eshte bere me aktiv ndersa per veten thote se gjithnje ashtu ka qene. Franceska thote Ka raste qe mendoj se do te kishte qene me mire po te mos ishte lidhur me Ermalin ne BB e te kishte qendruar vetem pasi do te kisha me shume audience. Genta e Gerta i thone se ajo ka mundesi ta beje kete gje duke u ndare nga Ermali po te doje e Franceska shton se shpesh here ka dyshime per Ermalin pasi ai nuk di si trajtohet nje femer. Gerta thote se Ermali di te trajtoje femren por nuk di te shprehe ndjenjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›