E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tryeza per sportin

Në tryezën e Partisë Socialiste për sportin në qytetin e Elbasanit, mes prezantimit të programit voluminoz të përgatitur nga një grup pune i udhëhequr nga deputeti Fidel Ylli, kryetari i opozitës Edi Rama i ka rikujtuar edhe një herë të gjithëve se veç emrave të sportistëve që kanë bërë historinë e qytetit të Elbasanit, në këtë zonë është edhe një tjetër fenomen, shumë i diskutuar e i kritikuar ditët e fundit për ngjarjet jashtë normales në ambientet sportive.

“Fatkeqësisht kjo zonë ka prodhuar edhe një personazh negativ të njohur për dhunën në sport, deputetin Dashnor Sula. Ai është i dashuruar pas dhunës dhe jo sportit. Arriti të nxirrte dhe armën në një mjedis sportiv”, u shpreh kreu i Partisë Socialiste.

Ndërkohë, deputeti Ylli sa i përket programit ka theksuar edhe një herë se ky prezantim nuk po bëhet në momentin e fushatës për të thithur sa më shumë vota, por është duke u bërë pikërisht në këtë moment pasi Partia Socialiste çështjen e sportit e ka si vendim politik.

“Sporti të largon nga droga, veset e këqia dhe dhuna që ka pushtuar stadiumet tona. Ne do të kemi tolerancë zero ndaj dhunës”, deklaroi Fidel Ylli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›