E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran humb jeten inspektori i OKB-se

Një inspektor i Kombeve të Bashkuara që po zhvillonte punën e tij mbikqyrëse në impiantet bërthamore të Iranit humbi jetën në një aksident rrugor, njoftoi Agjencia e Zhvillimit të Energjisë Atomike Iraniane.

Sipas të njëjtave burime, viktima është inspektori koreano-jugor, Ok-Seok Seo, i cili po udhëtonte bashkë me një inspektor tjetër nga kompleksi bërthamor i Khandab-it drejt provincës së Markazit në Iranin Qendror kur kanë pësuar një aksident me makinë.

Si pasojë e aksidentit, inspektori koreano-jugor ka humbur jetën, ndërkohë që kolegu i tij, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk është bërë publik, ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, ANEB, nuk IraniSHBA, presion Indisë për naftën iraniane“S’ka sulm të Izraelit ndaj Iranit” “Izraeli, gati për luftë kundër Iranit” ka konfirmuar akoma lajmin në fjalë.

Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore, ndodhen në Iran në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe 5+1 (SHBA, Rusi, Britani, Kinë, Francë dhe Gjermani) në Stamboll për programin atomik të Iranit që për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, po përpiqet të ndërtojë bombën bërthamore, ndërsa vetë Irani mbrohet duke thënë se programi i tij është tërësisht për qëllime paqësore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›