E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franceska Petraj dhe arti i tezgjahut: Punimet, shumë të kërkuara nga vizitorët vendas dhe të huaj

TIRANË, 14 nëntor /ATS/ Franceska Petraj nga Zadrima, ushtron punimet me tezgjah, një traditë e vjetër e kësaj zone.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale shembullin e Franceskës, e cila me një përkushtim dhe dashuri vazhdon traditën e familjes së saj, në përgatitjen e shumë artikujve të përditshëm me tezgjah.

“Dua të ndaj përvojën e kësaj vajze të re, në ruajtjen e artit të tezgjahut, duke e përshtatur me shijet moderne të të rinjve për produkte të përditshme me prekje autentike”, shkroi Denaj.

Ministrja tha se, këto produkte unike dhe cilësore, krijuar me pasion nga zonjat duararta, vazhdojnë të reflektojnë kulturën dhe traditën e bukur shqiptare të ruajtur brez pas brezi.

Ndërsa Franceska, tregon se në punishten e familjes së saj, prodhojmë shumë artikuj me tezgjah, që janë tradicionale të krahinës së veriut dhe shumë të kërkuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

“Gjithashtu, thotë ajo, sipërmarrja jonë shërben edhe si një shembull për transmetimin e traditës së tezgjahut tek brezat e rinj”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›