Françeska: Unë dhe Ermali, çifti më i bukur i të gjitha edicioneve të Big Brother
Anisa Çela
Françeska, biondja simpatike e Big Brother në një intervistë për Tirana Observer rrëfen historinë e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Françeska, pavarësisht se ishthe vajza më e vogël në moshë në shtëpinë e Big Brother ishte një ndër protagonistet më të forta të kësaj loje, duke arritur edhe në finale. Por ajo u bë e famshme edhe për lidhjen brenda shtëpisë me Ermalin, ku ajo thekson se nuk është bërë pishman për asgjë që ka bërë brenda, dhe nëse do të kthehej sërish do të bënte sërish të njëjtat gjëra. Madje ajo thotë se bashkë me Ermalin janë edhe çifti më i bukur i të gjitha edicioneve të Big Brother. Në fund ajo thotë se tashmë është në një kërkim të një pune në televizion.
Françeska ju ishit pjesë e 5-finalistëve të Big Brother-it si u ndjetë?
Ishte një emocion i madh për mua,pasi ka qenë një arritje e madhe për mua, mbi të gjitha mosha ime nuk ndikoi në asnjë lloj diference me të gjithë banorët që ishin brenda.
Pavarësisht të gjithave ju dolët e katërta, çmendon ne lidhje me këtë gjë?
Normalisht përderisa kam qenë pjesë e 5-shes finaliste do të thotë që meritoja të shkoja, pasi për mua ishte shumë lodhje, shumë stres, shumë mundim dhe mbi te gjitha ishte një arritje e madhe për mua.
Mendon se strategjia apo loja që ju bëtë nuk ishte ajo e duhura.
Absolutisht jo, pasi gjithçka kam bërë aty brenda ka qenë e vërtet.
E mendoje daljen e Ermalit para teje, apo kishit menduar se ai do ishte fituesi?
Jo vetëm që nuk e prisja, ku kjo gjë u dallua shumë mirë në fytyrën time kur u thërrit emri i Ermalit, por prisja që të ishte ai fituesi.
Bëheni pishman për ndonjë gjë në këtë eksperiencë të bukur që kaluat?
Jo, për asgjë, jam shumë e kënaqur me Big Brother-in tim, dhe me atë që bëra dhe nëse do të kthehesha dhe njëherë të njëjtën gjë do të bëja.
Ju krijuat një lidhje brenda shtëpisë së famshme, mendon se kjo lidhje do përforcohet akoma më shumë jashtë, duke parë që sjeni më nën efektin e kamerave dhe vëzhgimit 24 orë në 24.
Lidhja ka qenë e forcuar që brenda në shtëpi, pavarësisht debateve që kemi pasur te cilat janë pjese e çdo çifti. Di të them që kjo do të jetë lidhja më e bukur që ka pasur Big Brother-i ne 4 edicionet e veta të mëparshme.
Ju thatë që do jeni çifti më i bukur që ka pasur Big Brother-i, por deri më tani nga të gjitha edicionet të gjitha çiftet nuk kanë pasur një përfundim të lumtur.
Të gjitha çiftet kanë grindjet dhe zënkat e veta, mbi të gjitha kur je pjesë e famës lidhja ndonjëherë bëhet dhe më e vështirë. Nuk mund të gjykoj asnjë çift pasi nëse kanë arritur në atë zgjedhje kanë pasur arsyet e tyre. Por mund të them gjithashtu se sot në jetët tonë po shohim të ndahen çifte ku janë të martuar dhe me fëmijë, ku skemi çtë themi pa ditur arsyet e tyre.
Për fituesin e këtij edicioni çmendim keni?
Loja që Arbëri bëri brenda shtëpisë më pëlqeu. Ai dinte të shfrytëzonte shumë mirë çdo lojë që i bëri Ermali me Liamin. Gjithashtu mund të them që po bëj disa ditë që rri më të dhe mund të them që është një djalë shumë i zgjuar dhe shumë i mirë.
Çmarrëdhënie keni me banorët e tjerë?
Kur ishim brenda ishim të ndikuar, nga vetë loja që është e tillë ku nuk të jep mundësinë të kesh shoqëri të ngushtë me asnjë. Tashmë që nuk jam më brenda mund të them që kam krijuar një shoqëri të mirë me Erjonin, Arbërin, Gentën, por smund të rri pa përmendur dhe banorët e tjerë.
Çfarë prisni pas këtij realit-show?
Pres televizionin, një punë të mirë që të më ndihmojë me shpenzimet, me të ardhurat e mija. Duke pasur parasysh që humba edhe shkollën si pasojë e futjes sime brenda në shtëpi.