E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, përfundon provimi i letërsisë

49 mijë maturantë kanë përfunduar" provën e parë" të provimeve të maturës shtetërore, atë të Letërisë. Provimi ka nisur në orën 10:00 të paradites dhe ka përfunduar në 12:30 minuta.
 

Testi i letërsisë ishte i ndarë në dy pjesë, secila përmbante fragmente veprash, rreth të cilave janë dhe pyetjet që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës, si dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Gjithsej ishin 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim, ku përfshihet edhe eseja.

Në lidhje me korrigjimin, testi i Letërsisë, pyetjet me alternativa do të vlerësohen me zero dhe një pikë. Ndërsa për esenë vlerësimi bëhet në varësi të shtjellimit të idesë, organizimit dhe strukturës, stilit e origjinalitetit si dhe saktësisë gjuhësore.
 

Kamera e Ora News është ndalur në gjimnazin “Ismail Qemali” në kryeqytet ku ka marrë dhe impresionet e para të maturantëve pas përfundimit të provimit. Sipas opinionit të tyre testi ishte i formuluar në mënyrë të tillë, që cdo nxënës e gjente veten në varësi të nivelit, ndërsa pohuan se i gjithë procesi kaloi me sukses dhe pa penalitete.
 

Më herët autoritet e Ministrisë së Arsimit u bënë të qartë maturantëve të bëjnë kujdes gjatë plotësimit të tezës. Nës rast se kopjohet, maturanti rrezikon jo vetëm të humbase këtë provim por edhe testet e tjerë.
Pas letërsisë maturantët do të përballen me provimin e matematikës dhe më pas atë të lëndëve me zgjedhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›