E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Plani për Himarën, do 3-fishohet potenciali turistik

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dje planin urbanistik të Himarës. Kryeministri Berisha u shpreh i bindur se ky plan do të trefishojë potencialin turistik të kësaj zone jugore. Është radha e planeve lokale dhe më vjen mirë që fillohet me Himarën, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe siç dëshmon ky plan, potenciali i saj mund të trefishohet. Janë autoritetet lokale, të cilat kanë bërë kujdes në mbështetjen e qeverisë për të hartuar planin. Ftoj të gjitha komunat e bregut të ndjekin këtë shembull, në mënyrë që zhvillimi i turizmit të njohë dimensione të reja, tha Berisha.
Puset e naftës
KRRTRSH miratoi edhe lejet për sheshet e ndërtimit dhe rrugëve lidhëse për ndërtimin e dy puseve të naftës nga kompania Petromanas. Plani i kompanisë që edhe detyrim kontraktual kundrejt kontratës me ndarje prodhimi, për vitin 2012 është të shpojë dy puse, një në zonën e Shpiragut, në fshatin Mbreshtan dhe një në zonën e Shkodrës, në komunën Guri i Zi. Për të gjithë investimi i kompanisë për të dyja puset, duke përfshirë pusin kërkimor, përfundimin dhe testimin e puseve brenda vitet, planifikohet të jetë një investim fillestar minimal, në vlerën 48 milionë dollarëve, thanë ekspertët.
Hidrocentralet
Këshilli Kombëtar i territoreve ka miratuar edhe një sërë vendimesh tjera si planin urbanistik të Lushnjes dhe lejet e ndërtimit për disa hidrocentrale, mes të cilëve edhe ato të Zallit të Okshtunit të denoncuara nga opozita si koncesione të përftuara nga njerëz të afërt me ministren e Integrimit. Sa i përket planit vendor për qytetin e Lushnjes, kryeministri Berisha theksoi se ai do të zbardhet, vetëm pasi të zbatohen rregullat e mjedisit. Ai theksoi se busti i vendosur në qytetin e Lushnjes duhet të rikonceptohet në funksion të Kongresit të Lushnjes.
Sheshi duhet të rikonceptohet edhe në funksion të saj, Lushnjen duhet ta përfaqësojë ai kontribut që ka dhënë në historinë shqiptare, vijoi më tej ai.

Vendimet
1. Miratohet plan-projekti për Himarën
2. Miratohet plan-projekti për Lushnjën
3. Studimi për pusin e Shpiragut
4. Miratohet ndërtimi i HEC Benç-Tepelenë

Berisha: Vlora do shpallet Perla e Mesdheut
Kryeministri Berisha ka përuruar hapjen e tunelit në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Për këtë projekt u financuan rreth 100 milionë lekë. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë investim si shumë të rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë, ku pritet hapja e sezonit turistik. Ky tunel ka pamjen që Vlora meriton. Këtë vit synojmë të shpallim Vlorën si perla e Mesdheut, e konsideroi Berisha këtë investim. Në fjalën e tij ai premtoi projekte të tjera për këtë qytet. Do të vendosim në punë impiantin e ujërave të zeza. Do të ndërtohet shëtitorja e re, ka premtuar Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›