Francezët, më gjumashët dhe llupësit e botës
Francezët kalojnë një pjesë të mirë të kohës duke ngrënë dhe fjetur
dhe njëherazi jetojnë më gjatë. Ky është përfundimi i një studimi të
fundit të organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Evropian. Mesatarisht francezët kalojnë 9 orë në gjumë gjatë 24-orëshit
dhe kjo është shifra më e lartë në vendet e Evropës Perëndimore. Në këtë
klasifi kim, francezët pasohen nga amerikanët dhe spanjollët, që fl enë 7
deri në 8 orë. Në anën tjetër të listës, pra popujt që preferojnë të kalojnë
më pak kohë në gjumë janë japonezët dhe koreanët, që bëjnë rreth 7 orë
gjumë në ditë. Sa për francezët, ata njihen në të gjithë botën për vetitë e
tyre kulinare dhe si rrjedhim i kushtojnë shumë kohë edhe të gatuarit dhe
të ngrënit. Në krahasim me amerikanët, kjo kohë është dyfi sh më e madhe.
Ata i kushtojnë të marrurit me ushqimin më shumë se 2 orë në ditë dhe
ndiqen në klasifi kim nga zelandezët dhe japonezët, që gjithashtu kalojnë
shumë kohë në tryezën ushqimore. Në Itali, që është një tjetër vend ku
ushqimet preferohen shumë dhe në Belgjikë, njerëzit kalojnë në tryezë
1 deri në 1 orë e 30 minuta. Spanjollët, gjermanët, polakët dhe suedezët
kalojnë gjithashtu më shumë se një orë në kuzhinë, ndërsa fi nlandezët,
norvegjezët dhe britanikët i kushtojnë këtij rituali të paktën 20 minuta. Për
sa i përket ushqimit dhe gjumit duket se kjo ndikon te francezët edhe për
sa i përket jetëgjatësisë së tyre. Së bashku me japonezët dhe spanjollët ata
shquhen për një shkallë të lartë jetëgjatësie. Mesatarisht një francez jeton
80 vjeç. Nga ana tjetër, populli me jetëgjatësi më të vogël në Evropë është
ai hungarez me një mesatare 77 vjeç. Sondazhi ka pasur në fokus edhe
kohën e lirë. Sipas tij, norvegjezët i kushtojnë më shumë kohë dëfrimit dhe
hobive ose 27% të kohës së tyre në përgjithësi. Ata ndiqen nga fi nlandezët,
gjermanët dhe belgët që shpenzojnë një të katërtën e kohës së tyre për t‘u
zbavitur. Po çfarë bëjnë njerëzit për t‘u zbavitur? Pjesa më e madhe e tyre
e kalojnë kohën duke parë televizor, duke dëgjuar radio apo duke lexuar.
Turqit, në ndryshim nga të tjerët, pëlqejnë që ta kalojnë kohën në shoqëri,
ndërkohë që në vendet nordike, njerëzit parapëlqejnë më shumë vetminë.