Mania e flokëve
Kush nuk e kujton erën e llakut dhe flokët tmerrësisht të rregullta të femrave të sapokthyera nga parukeria? Me flokë të drejta, me kaçurrela, apo me stilime që shpesh duken sureale. Edhe pse dukej se do të dilte në "pension", për shkak të kremrave, xhelit dhe shkumës, pas pesëdhjetë vjetësh nga dalja e tij në qarkullim, llaku është një nga produktet që përdoret më tepër, sidomos nga stilistët, për të nxjerrë në pah modelet e tyre më shumë se sa ekstravagante. Në sfilatat e këtyre të fundit kemi parë në pasarela modele me kokë gjigante, me flokët e bëra në mënyra të çuditshme, që kanë befasuar secilin prej atyre që i sheh. Dior, Vuiton apo Xhon Galliano, pa dyshim mund të konsiderohen si pionierët që i kthyen llakut vendin që i takonte. Por, nuk janë të vetmit. Puna që kanë i justifikon ta përdorin llakun për të krijuar modele "jashtëtokësore". E para në listën e atyre që nuk janë modele, por që preferojnë që t‘i mbajnë flokët në mënyrë të çuditshme renditet Emi Uajnhause. Këngëtarja angleze, gjithmonë në qendër të vëmendjes për çmenduritë e saj, nuk mund të mos ishte e pranishme edhe me mënyrën e çuditshme se si i mban flokët. Sipas asaj që shkruan "Daily Mail", kohët e fundit kanë qenë të shumta ato që kanë dashur të kopjojnë stilin e saj. Për këtë arsye, gazeta londineze ka kërkuar prej Emit që të tregojë sekretin se si arrin ta mbajë përditë këtë model. Lista vazhdon me VIP-a të tjerë, që me modelet e tyre na kanë çuditur vërtet: Viktoria Bekam, Skarlet Xhohanson apo Drju Berrimur. "Shumica e të famshëmve i ndryshon modelet çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se i presin çdo ditë. Llaku, xheli, kremrat dhe produktet e ndryshme kozmetike i ndihmojnë të dalin me modelin që dëshirojnë", tregojnë parukierët. "Flokët janë si aksesorët, janë korniza e portretit tonë. Ashtu si kombinohemi me një çantë apo kostum, ashtu duhet të kombinohemi edhe me flokët", vazhdojnë më tej. Një llak i mirë të ndihmon t‘u japësh flokëve gjithmonë formën që dëshiron. Viktoria Bekam, për shembull, është një tjetër ikonë e modës që identifikohet me flokët. Kanë kaluar shumë kohë që nga ngjitja e saj në skenë me "Spice Girls" dhe modelin shumë në modë në atë kohë: flokët e drejta të gjata, me ngjyrë të errët dhe disa fije të kuqe nëpër të. Prej kohësh, gruaja e futbollistit Devid Bekam, eksperimenton me flokun lloj-lloj stilimesh, që më vonë janë bërë pa diskutim modele të kopjuara nga të gjithë. Shumë në modë për momentin duket modeli alla-Rihana. Gjithmonë mënyrat e saj të prerjes kanë qenë objekt i padiskutueshëm imitimesh. Që kur ajo solli në modë flokët e prera shkurt dhe baluken e gjatë që mbulon sytë, iku mania e flokëve të prera drejt mbi supe, modeli që ajo përdori para Viktoria Bekamit.
Edhe Mishel si Rihana
Ajo mund të jetë gruaja më e fuqishme e planetit, gjithmonë e veçantë dhe elegante në stilin e saj, por Mishel Obama duket se nuk i ka shpëtuar dot modelit të flokëve si ai i këngëtares Rihana. Zonja e Parë e Amerikës dhe një nga gratë e vlerësuara nga ekspertët e modës për mënyrën e thjeshtë të veshjes dhe stilimit, i ka habitur të gjithë kur në mbrëmjen gala të revistës "Time" u shfaq me një prerje të re flokësh, njëlloj si ajo e yllit të popit, Rihanës. E veshur me një fustan të zi deri në fund të këmbëve dhe flokët e prera shkurt, Mishel dukej thjesht dhe e mrekullueshme.
Me dimrin, flokët shkurtohen dhe dalin në pah shkallëzimet, deri te prerja e shkurtër krejtësisht praktike. Shumë e rëndësishme mbetet ngjyra, që asnjëherë nuk duhet të jetë e tepruar.
Ja se çfarë duhet të dimë
Zakonisht në kokën e një adoleshenti të shëndetshëm ka 100 deri në 150 mijë fije floku. Pjesa më e madhe e tyre janë të padukshme, të shkurtra dhe pa ngjyrë. Mesatarisht, duke përjashtuar praninë e patologjive gjenetike ose dermatologjike, flokët rriten 0.30 milimetra në ditë, pra 12-15 cm në vit. Çdo ditë pësojmë një humbje fiziologjike të flokëve, të cilat kanë arritur në fazën finale të ciklit jetësor; një rënie e tillë favorizohet nga traumat mekanike, siç është larja dhe krehja: kush i lan flokët çdo ditë, do të humbasë rreth 50 fije, ndaj jo më kot thonë se floku i shëndetshëm dhe i bukur është gjysma e bukurisë. Që në kohët hershme, për t‘u dukur më joshëse dhe më të bukura, gratë përdornin qindra mënyra dhe teknika për t‘u kushtuar atyre kujdes të veçantë. Kujdesi për ta sot është kthyer në një obsesion për femrat moderne, ndaj jo më kot markat më të famshme të produkteve për mirëmbajtjen e tyre janë ndër më të fuqishmet në tregun e biznesit botëror. Sëmundjet më të shpeshta që prekin flokët mund të ndahen në dy kategori të mëdha: sëmundje me prejardhje gjenetike dhe dermatologjike. Te sëmundjet gjenetike përfshihet rënia e flokut, që përveç se është e trashëguar, mund të ndikohet edhe nga stresi, ushqimi i keq, konsumi i tepërt i ilaçeve dhe higjiena e flokëve e papërshtatshme. Ajo që ndodh është një hollim i vazhdueshëm i rrënjës dhe si pasojë rënia e tyre. Edhe flokët që mbijnë janë të dobët dhe ndjekin gjithashtu fatin e "shoqeve" paraardhëse. Ndërsa mes patologjive dermatologjike mund të përmendet zbokthi (që shkaktohet nga një ndërrim i shpejtë i qelizave epidermike) dhe yndyra. Këto patologji, edhe pse në vetvete nuk janë të rrezikshme, duhet të mbahen nën kontroll, thonë mjekët. Konsumimi i vazhdueshëm i mishit të bardhë dhe të kuq, peshkut, të paktën dy herë në javë, është një ndihmë e mirë për të forcuar rrënjët e flokëve. Gjithashtu këshillohen edhe karbohidrate dhe hekur. Ky i fundit është parësor për sintezën e hemoglobinës së gjakut dhe oksigjenimin e indeve. Nuk duhet harruar edhe zinku, magnezi e bakri.