E Diel, 1 Nëntor 2026

Supergjiganti i FIAT do të "hajë" 10 mijë vende pune

Plani i FIAT për të kombinuar
biznesin e vet
me atë të "Opel" dhe GM
mund të kushtojë shkurtimin
e 10 mijë vendeve të
punës vetëm në Evropë.
Kjo do të thotë se do të
mbyllen disa fabrika të
prodhimit të makinave
për të bërë investime
vetëm në degët që sjellin
më shumë përfi tim. Në
fakt, Markione, shefi i
FIAT-it kishte njoftuar
më parë se organizimi i
ri nuk do të kishte asnjë
pasojë të rëndë për punonjësit,
por duket se kjo
perspektivë ka ndryshuar
tashmë. Kancelarja gjermane,
Merkel, është nën
presion aktualisht për
ndihmuar "Opel" që të
ruajë të paprekur vendet
e punës. Për më tepër
që humbja e vendeve të
punës në prag të zgjedhjeve
do të ishte një
vetëvrasje për çdo parti
që pretendon fi tore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›