E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezi Frei i zgjat dorën klubit të Barcelonës

Firence - Portieri Sebastian Frei i zgjat dorën skuadrës së Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Menaxheri i portierit francez ka biseduar me drejtuesit e klubit katalanas për të sqaruar disa nga detajet e një kalimi të mundshëm të tij në Spanjë. Kontrata e Freit me klubin e Fiorentinës skadon këtë verë, dhe largimi i tij është i pashmangshëm nga skuadra e drejtuar nga Prandeli.

Për Sebastian Frein ishte e interesuar edhe skuadra e Milanit sezonin e shkuar, por drejtuesit e Fiorentinës nuk lejuan largimin e një prej shtyllave kryesore. Portieri aktual i Barcelonës, Viktor Valdes, në mediat spanjolle përflitet se do të largohet në përfundim të këtij sezoni. Por, presidenti Laporta vetëm dy ditë më parë thuri elozhe për portierin e skuadrës së tij, duke e cilësuar atë si më të mirin në botë, dhe njëkohësisht duke e koklavitur atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›