E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Marketi refuzon kërkesën e Milanit!

Portieri i Kaljarit, Federiko Marketi, i thotë jo skuadrës së Milanit, e cila pati shfaqur interesim për të marrë shërbimet e tij. Në një intervistë dhënë për gazetat italiane ai shprehet se do t’i qëndrojë besnik kontratës së tij me klubin e Kaljarit.

“Nuk do të shkoj tek Milani, do të qëndroj tek Kaljari. Kam një kontratë katërvjeçare me këtë ekip, dhe do të vazhdoj ta mbaj këtë fanellë. Unë i kam shumë borxhe Kaljarit. Për mua është me rëndësi që ta përfundojmë këtë vit në mënyrën më të mirë. Gazetat shkruajnë shumë gjëra, por unë nuk kam kontaktuar me asnjë, dhe nuk kam deklaruar asgjë”, deklaron Marketi për Datasport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›