Hamiltonit i hiqen pikët e marra në Australi
FIA ka vendosur t’i heqe pikët e marra në garën e Australisë pilotit të Formula 1, Luis Hamilton, dhe skuterisë, McLaren Mercedes. Pasi ka ridëgjuar bisedat në radio mes pilotit dhe skuderisë, FIA ka dalë në konkluzionin se është shkelur artikulli 151 i kodit sportiv.
Duke u bazuar në këto fakte, FIA ka vendosur të rikthejë në vendin e tretë Jarno Trulin, pasi ai ishte dënuar për parakalim të gabuar ndaj Hamiltonit, ndërkohë që në pistë ndodhej makina e sigurisë.
Lidhur me këtë vendim, kreu i skuderisë McLaren, Martin Whitmarsh, është shprehur: “Jemi të dëshpëruar për atë që ka ndodhur, megjithatë nuk dëshirojmë të bëjmë apel”.