Prishtinë, dhunohet fizikisht gazetari Halil Matoshi
Kosovë- Publicisti dhe gazetari Halil Matoshi është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmjë në lagjen Dardania të Prishinës nga persona ende të paidentifikuar.
Siç raportojnë sot mediat kosovare zoti Matoshi është lënduar dhe ka marrë ndihmë mjekësore për tu larguar drejt shtëpisë së tij në orët e para të mëgjesit të sotëm.
Policia e Prishtinës ka bërë me dije se Matoshi është sulmuar nga tre persona që kanë dalë nga një automjet dhe ishin të pajisur me thikë.
Policia shton se po punon për kapjen e tyre dhe se ka disa të dyshuar. Ndërkohë organizata e gazetarëve AGPK dhe UGK kanë dënuar sulmin ndaj Matoshit.
Matoshi është sulmuar të martën mbrëma, me thikë, nga tre persona, në Lagjen Dardania të Prishtinës. AGPK dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë, thuhet në reagim- thuhet në deklaratën e AGPK-së.
Ndërsa Unioni i Gazetarëve të Kosovës tha: Një sulm i tillë ndaj një personaliteti të shquar është i papranueshëm dhe cenim i dinjitetit të z. Matoshi, por edhe cenim ndaj lirisë së shprehjes së gazetarëve.
/IDEA/