Minatorët e Bulqizës: Pa punë sa herë ndryshon drejtimin METE
Bulqizë- Edhe pas nënshkrimit të kontratës më një firmë turke për marrjen e zonës D në minierën e Bulqizës minatorët po vuajnë mungesën e punës për shkak të keqmenaxhimit të situatës.
Firma turke ka pezulluar punën pasi pretendon se ende nuk ka përfunduar marrëveshjen me ACR-në. Ndërprerja e punës ka shqetësuar minatorët të cilët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen vetënxjerrjës së kromit nëse nuk hapet galeria për ta.
Sërish sot ato janë përplasur me rojet në minierë dhe kanë arritur të futen me forcë brenda saj. Ata shprehën se sa herë ndryshojnë ministra e Ekonomisë zona D pezullohet dhe ata mebsin në mes të krtër rrugëve.
74 minatorët e zonës D ende s’kanë firmosur kontrata me firmën e re edhe pse puna ka filluar zyrtarisht prej mëse një muaji. Situata në minierën e Bulqizës është rënduar së tepërmi me akuza edhe në rangjet qeveritare për afera korruptive dhe shfrytëzim barbar të minierës dhe banorëve të zonës.
/IDEA/