E Diel, 1 Nëntor 2026

Frankenstorm trondit SHBA, rrezikon edhe festën e Halloween

Uragani “Sandy” mund të shkrihet me një stuhi dimërore për të krijuar atë që është quajtur si Frankenstorm si monstra e krijuar nga doktor Frankeshtajni, e cila i është drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Meteorologët amerikanë presin një kombinim të erërave të forta, shi si dhe borë në disa zona. Parashikuesit e motit paralajmëruan, teksa të enjten e të premten uragani “Sandy” ka shaktuar deri në 40 viktima në Karaibe. Raportohet se stuhia pritet të godasë në fund të ditës së hënë SHBA-të, një javë përpara zgjedhjeve presidenciale.
 

Sakaq është shpallur emergjenca në shtete si Maryland, New York, Pennsylvania,Virginia, Washington dhe qarkun bregdetar të Karolinës së Veriut.
 

Baza e Marinës së SHBA-ve në Norfolk,Virginia, ka dërguar një flotë të tërë anijesh në det për të shmangur stuhinë. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve tanimë ajo ka prekur Bahamasin dhe Karolinën.
 

Forca e erërave të uraganit u shënuan 70 milje, çka sipas metereologëve pritet të dobësohet ngadalë gjatë fundjavës. “Sandy” pritet të godasë SHBA-të të hënën vonë ose të martën herët diku përgjatë bregdetit lindor të SHBA-ve, një ditë para Halloëeen dhe një javë para se miliona amerikanë të shkojnë në votime për të zgjedhur një President të ardhshëm.
 

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney ka anuluar një ngjarje të planifikuar për të dielën në Virxhinia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të motit.
 

20 vdekje janë raportuar në Haiti, ku shumica e infrastrukturës mbetet në një gjendje të keqe pas një tërmeti masiv në vitin 2010.
Më shumë se 1,000 njerëz kërkuan strehim teksa Sandy shkaktoi ndërprerjet e energjisë, përmbytjen e rrugëve dhe ndërtesa të dëmtuara. Katër viktima janë raportuar në të gjithë Republikën Domenikane, Xhamajka dhe Bahamas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›