E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sërish vend numëro, FMN paralajmëron Athinën: Bëni reforma

FMN ka rritur edhe më shumë shqetësimet për Greqinë. Një raport i publikuar së fundmi nga fondi tregon se borxhi publik grek do të jetë më i lartë se objektivi me 120% të PBB në 2020.
 

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Athina do të ketë nevojë për të zbatuar më shumë reforma më parë se të rimarrë këstet e kredive nga ana e kreditorëve ndërkombëtarë.
 

“Greqia është në recesion dhe nuk ka mundësi që të reduktojë borxhin e saj në 120% të PBB ashtu sikurse është parashikuar nga kreditorët deri në vitin 2020” theksohet në raportin e FMN-së.
 

Ndërkohë edhe sipas zyrtarëve europianë, Greqia do të ketë nevojë për veprime të reja përvec 89 masave të parashikuara dhe këto reforma Athina duhet t`i kryejë më parë se të marrë këstin e radhës së ndihmës.
 

Përfaqësuesit e BQE, FMN dhe BE kanë llogaritur gjithashtu nevojën për kredi të Greqisë nëse do t`i jepet kohë deri në 2016-ën për të arritur objektivat e defiçitit me 4,5%.
 

Financimet e mëtejshme të nevojshme për Greqinë tashmë sipas zyrtarëve europianë janë parashikuar në rreth 30 miliardë euro.
Por çështja kryesore që ka pasur debate është mënyra e gjetjes së këtyre fondeve shtesë.
 

Sipas FMN-së, Eurozona duhet të ristrukturojë borxhin e qeverive, përfshirë edhe Greqinë përmes instrumentit të quajtur përfshirja e sektorit zyrtar, për reduktimin e kostove të shërbimit të borxhit për Athinën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›