Franko Fratini: Gadafi është plagosur dhe është larguar nga Tripoli
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se ai beson tek raportimi i peshkopit katolik të Tripolit, Xhovani Martineli, se Gadafi është plagosur gjatë sulmeve të NATO-s dhe është larguar nga kryeqyteti në një vend më të sigurt.
Këto komente Fratini i bëri gjatë një interviste. Ai tha se beson se Gadafi megjithatë nuk është larguar nga Libia, një vend me shumë shkretëtira.
Fortesat e Gadafit ka qenë disa herë objekt sulmi ajror nga NATO. Më i fundit ishte më 30 prill, ku atij iu vra djali. Qeveria libiane thotë se Gadafi e gruaja e tij kanë shpëtuar pa u dëmtuar.