E Diel, 1 Nëntor 2026

Osama Bin Laden synonte të vriste presidentin amerikan

Pasi kanë vlerësuar e-mailet, letrat e ditarin, hetuesit amerikanë janë të sigurt: Bin Laden kishte si qëllim të vriste Obamën.

Një burim nga grupi hetimor ka thënë për mediat se presidenti ishte shënjestra kryesore e Bin Laden. Nuk bëhet fjalë për urdhra konkretë, por një strategji të menduar mirë.

Hetuesit thonë se po vijon puna për të përkthyer të gjitha materialet e sekuestruara në aksionin e së dielës së kaluar.

Hetuesit kanë zbardhur edhe rrugën se si dërgonte emaile. Ai shkruante në kompjuter materialin, e hidhte në një USB e më pas emaili dërgohej nga një internet kafe prej ndonjërit nga korrierët e tij.

Më parë ishte folur se objektivi ishte zëvendëspresidenti Bajden, por tani është saktësuar se Bajden nuk ishte në plan të vritej për shkak se nuk cilësohej aq i rëndësishëm.

CNN thotë se hetuesit amerikanë kanë marrë në pyetje vejushat e Bin Laden.

Tre vejushat janë marrë në pyetje në grup, e jo veçmas. Edhe pse kanë qenë armiqësore, mësohet se gruaja e tij më e vjetër, ka treguar gjithçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›