E Shtunë, 31 Tetor 2026

"No Country for Old Men" mberrin ne Tirane

Filmi qe ka mundur te rrembeje kater statuja te cmimeve Oskar ne ceremonine e fundit te tij "No country for old man", prej mbremjes te se premtes nisi edhe rrugetimin shqiptar. Kritika boterore e ka vleresuar se tepermi dhe ne "Chicago Tribune" eshte shkruar: "Nuk ka asnje arsye per te mos e pare kete triller te shkelqyer". Film, qe tani mund ta shohin edhe shqiptaret ne kinema "Millenium". Kater statuja Oskar (per regjine e skenarin me te mire Ethan e Joel Coen, aktorin me te mire jo protagonist Javier Bardem dhe filmi me i mire i vitit). Ishin ne fakt statuja te paralajmeruara nga 83 cmime prestigjioze ne te gjitha festivalet e botes dhe 28 nominime. Filmi eshte perfshire ne 354 lista per dhjete filmat me te mire te vitit, duke u bere filmi qe ka arritur me shume vleresim se cdo film tjeter. Ne 90 prej ketyre listave "No country for old men" ka zene vendin e pare. Ky eshte rikthimi i arte i vellezerve Coen i pershendetur nga te gjithe kritiket e botes ne unanimitet te plote. Filmi do te vazhdoje te shfaqet ne ditet ne vijim gjate seancave te pasdites ne oret 17:30 dhe 20:30 ne pershtatje me nje publik me te perzgjedhur e qe kerkon ne oret e mbremjes nje film impenjativ.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›