“Franku V” thyen heshtjen, sot premiera
Anisa Ymeri
Kane heshtur per me se 2 muaj e gjysme, por tani e ka radhen perballja me publikun. Kjo do te jete “thyerja e plote e heshtjes”. Premiera e shfaqjes se muzikuar “Franku V” do te shfaqet sot ne mbremje ne skenen e Teatrit Kombetar pas provave te gjata, si rralle-tek per shfaqjet qe ngjiten ne skenat shqiptare. Skena eshte gati. Pergjate mbremjeve te diteve te fundit, ka pasur edhe prova gjenerale, mbarevajtja e te cilave duket se i ka dhene edhe sigurine regjisorit Arben Kumbaro, qe shfaqja do te mund te shkoje mire te publiku pergjate diteve ne te cilat do te shfaqet ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar.
Perpos faktit se ajo cka do te shfaqet ne skene do te jete krejt ndryshe nga performancat e deritanishme ne TK, jane mesazhet qe do te percillen, ato pritet te bejne jo pak buje. Per forcen me te cilen Fridrih Durrenmat i ka shkruar radhet ne vitet ‘60-te te shekullit te shkuar. E vepra te ketij lloji shoqerohen nga nje tis ironie!
Regjisori Kumbaro, vetem pak ore para premieres, pohon: “Ky eshte padyshim produksioni me i veshtire ne historine Teatrit Kombetar. Por ajo qe mund te them tani eshte se kjo eshte veper e cila i flet teper kohes ne te cilen jetojme”.
Situata eshte shume e ngjashme sot, me ndryshimet qe ndodhen ne Evropen Lindore pas viteve ‘90-te. Kjo pjese eshte vene me shume sukses ne keto vende, pikerisht si metafore e nje shteti banditesh me veladonin e kuq dhe ideologji te majte. Jane te verteta therese! Dhe sic pohon Kumbaro: “Dicitura e kesaj shfaqjeje eshte: nuk ka demokraci per gangstere”. E pikerisht per shkak te ketij kumti, pritet qe shfaqja te pelqehet jo pak nga publiku. Kumbaro i kthehet shfaqjes pas plot 18 vjetesh, pasi e vuri ate ne vitin 1990 ne skenen e teatrit “Migjeni”, ne Shkoder. Por tani vjen me nje dimension krejt te ri. Tragjikomedia e muzikuar do te shenoje nje kthese ne historine e teatrit, pasi fjala e percuar ne menyren klasike, nuk do te jete mbreteresha e skenes ne kete shfaqje. Jane plot 13 numra muzikore, pjese e shfaqjes, e cila do te zgjase per me se 2 ore. Orkester live dhe s’do te kete vetem muzike, por edhe aktoret, te cilet jane edhe kengetare aq sa munden. Por, ajo qe thekson Kumbaro para premieres eshte fakti se aktoret e perzgjedhur prej tij ne kete projekt i kane kaluar parashikimet. Cka do te thote se aktoret Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Neritan Licaj, Bujar Asqeriu, Roland Trebicka, Yllka Mujo, Mehdi Malkaj, Naum Shundi, Vangjel Toce, Saimir Braho, Olta Dako, Marko Bitraku, Sokol Angjeli, Mario Deda etj., kane ditur me se miri t’i kapercejne veshtiresite e te mund te performojne ne skene kete shfaqje, e cila nuk eshte thjesht dhe vetem fjale, por ka elemente te mirefillte te muzikalit.
Por, ata pa te cilet regjisori pohon se s’do te mund ta kishte realizuar dot asnjehere kete, jane skenografi Genc Shkodrani, kostumografia Anila Zajmi. E duke qene nje komedi e muzikuar, element kyc i saj eshte kompozimi muzikor, te cilin e ka kuruar Endri Sina, ndersa orkestra live ne skene drejtohet nga Marjan Deda dhe koreografia nga Gjergj Prevazi.
Dikur ne “Migjeni”
Hera e pare ka qene ne teatrin “Migjeni” ne Shkoder. Ishte vitit i hershem 1991, kur Arben Kumbaro guxoi te ngjise ne skenen shqiptare “Frankun V”. Asokohe, sic te gjithe e dime fare mire, ishte prag permbysje e komunizmit, duke pasur nje impakt te jashtezakonshem me publikun dhe situaten e asaj kohe. E jo me kot regjisori i rikthehet se njejtes veper, por ne nje skene me te madhe, sic eshte ajo e Teatrit Kombetar, por edhe ne permasa shume me te medha. Asaj te nje shfaqjeje muzikore te vertete.
Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse regjisori i rikthehet realizimit te “Frankut V” per skenen e Teatrit Kombetar dhe me permasa te reja.
Simbolika e Dyrrenmat
Dyrrenmati paraqet ne menyre simbolike raportet e individit me shtetin, ato midis botes materiale dhe asaj shpirterore. Ai tallet me gangsteret bankiere, qe neperkembin vlerat njerezore duke ndertuar me mjeshteri karikaturat e tyre. Boshti i gjithe kesaj odiseje eshte paraja, ajo eshte gjeneratori i veprimit dramatik. Miti i parase i ka shnderruar bankieret ne bisha. Grotesku eshte mjeti kryesor artistik ne veper. “Franku i V” deshmon vitalitetin dhe humanizmin e penes se Dyrrenmatit, zgjuarsine dhe kurajen qytetare, me te cilat ai gjykon realitetin e perditshem. Realitet i cili ngjan se tepermi edhe me kete qe ne po jetojme ne keto dite.