E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thike ne zemer, gjendet vellai i “Shuaipit”

Nje 28-vjecar, nga qyteti i Beratit, eshte gjetur i vdekur ne oret e para te mengjesit te djeshem. Nje thike ne zemer i ka shkaktuar vdekjen Ilir Zhukes. Nga hetimet e para te policise, dyshohet se 28-vjecari ka vrare veten, por ne pistat e hetimeve eshte perfshire dhe mundesia qe ai te jete vrare nga persona ende te paidentifikuar, per shkak te hakmarrjes.

KUFOMA

Rreth ores 03:30 te mengjesit te djeshem, ne periferi te lagjes “Barrikade” te ketij e qyteti, eshte gjetur i pergjakur dhe pa jete Ilir Zhuka. Ka qene nje banor i rastit qe ka gjetur ne vendin e quajtur “Depoja e ujit” te vdekur 28-vjecarin. Kalimtari i rastit ka telefonuar ne polici, duke pohuar se i riu kishte nje thike te ngulur ne zemer dhe se nuk merrte fryme. Kufoma eshte gjetur rreth 50 metra larg baneses, ku i riu jetonte vetem me nenen. Ekspertet e policise kane kryer ne vendin e ngjarjes hetimet e rastit, ndersa me pas trupi pa jete eshte derguar ne morgun e qendres spitalore te ketij qyteti ku jane kryer procedurat e metejshme.

PISTA E VETEVRASJES

Pas kryerjes se ekzaminimeve te para mjeko-ligjore, policia ka deklaruar se behet fjale per nje vetevrasje. Policia tha se ka arritur ne kete konkluzion nga keqyrja e plages se shkaktuar nga nje thike e zakonshme dhe nga gjurmet e gjetura. Burime nga vendi i ngjarjes pohojne se i riu eshte pare mbremjen duke u gdhire dita e djeshme te largohet nga banesa dhe me pas eshte gjetur i vrare.

Dyshimet

Pista tjeter, qe po hetohet nga policia e Beratit, eshte ajo e nje vrasjeje per motive hakmarrjeje. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Ilir Zhuka eshte vellai i “te fortit” te Beratit, Dritan Zhuka, i njohur si “Shuaipi”, i perfshire ne nje sere aktesh kriminale ne vitin 1997, duke perfshire edhe vrasje. Dritan Zhuka eshte vrare ne vitin 2001, por mendohet se ka pasur ende jo pak persona qe kane pasur hesape te vjetra me njerin prej anetareve te bandave kriminale qe terrorizuan qytetin e Beratit. Megjithese Ilir Zhuka, ne ate kohe vetem 17 vjec, nuk rezulton i perfshire ne ngjarjet e vitit 1997 dhe as ne te tjera te mevonshme, pista e nje hakmarrjeje te mundshme per “bemat” e te vellait nuk eshte lene pas dore nga policia.

Nena: Djalin ma kane vrare

Ne lidhje me deklarimet e policise, se Zhuka mund te kete vrare veten, nena e tij ka pohuar ne polici se djali i saj nuk mund ta kryente kurre nje gje te tille, me gjithe problemet e renda ekonomike me te cilat ata perballeshin. “Djalin ma kane vrare”, mesohet te jete shprehur e moshuara ne polici. Viktima jetonte se bashku me nenen e tij, Alldeze, me te cilen mesohet te kete pasur nje grindje per shkak te gjendjes se rende ekonomike ku ndodhej familja Zhuka. Vitet e fundit, familja e mbetur Zhuka, pas vrasjes se nje djali dhe largimit te dy te tjereve, eshte perballur me veshtiresi mjaft te medha ekonomike. Ata mesohet se jetonin ne varferi te plote, cka shkaktonte here pas here grindje mes Ilirit dhe nenes. Nje grindje e tille mesohet se eshte bere shkak i largimit te tij mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga banesa. Sipas policise, ky mund te kete qene shkak i nje vetevrasjeje te mundshme. Pas konstatimit te kufomes, nena e tij ishte nder personat e pare qe u mor ne pyetje nga policia. Ajo ka sqaruar policine ne lidhje me grindjet e vazhdueshme me te birin, por duke mos pranuar ne asnje rast mundesine e vetevrasjes.

“Shuaipi”, kush ishte killeri profesionist

Dritan Zhuka, dyshohet se ka kryer rreth 10 vrasje me pagese ne Berat, Fier, Vlore ne vitet 1996-2001. Ai ka pasur gjithashtu nje rol aktiv ne ngjarjet e vitit 1997, ku banda e tij ishte nga me te tmerrshmet ne qytet. Nga mesi i vitit 1997, ndersa ne vend rivendosej rendi, ai u shpall person ne kerkim. Me kete status jetoi ne ilegalitet perreth 4 vjet, duke u perfshire edhe ne akte te tjera kriminale si vrasje, pengmarrje, grabitje me arme etj. Nder te tjera, ai u akuzua per vrasjen kundrejt pageses te shefit te policise kriminale te Beratit, Ilir Ngresi, me 30 dhjetor te vitit 2000. Ne fillim te muajit nentor te vitit 2001, krimineli i rrezikshem, autor i disa vrasjeve, i njohur ndryshe me pseudonimin “Shuaipi”, ka mbetur i vrare ne afersi te Beratit, ne ndeshje me policine. “Ai nuk pranoi te dorezohej dhe qelloi me arme kunder trupave speciale”, u tha ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Rendit Publik. Per vrasjen e Zhukes dyshimet rane mbi ish-drejtorin e Policise se Qarkut, komisar Ilirjan Dida. Pas ngjarjes, trupi i tij eshte shetitur neper rruget e qytetit per disa minuta, i ekspozuar ne publik, cka shkaktoi atehere edhe reagimin e shoqatave humanitare.

Vrasja e “Shuaipit, i dyshuar Dida

Ish-drejtori i Policise, Dida, ne gjykim per vrasjen e vellait te viktimes. Dritan Zhuka, njohur ndryshe me pseudonimin “Shuaipi”, ka qene nje nder emrat e lakuar per shume ngjarje te ndodhura ne kete qytet gjate vitit 1997. Pas trazirave, ai ka qene ne kerkim nga policia si pjesemarres ne shume ngjarje, por nuk u perball kurre me drejtesine. Ne vitin 2001, gjate nje aksioni per arrestimin e tij, ai mbeti i vrare si pasoje e nje shkembimi zjarri. Ilirjan Dida, ish-drejtori i Policise se Beratit eshte nen hetim nder te tjera edhe per vrasjen e “Shuaipit”. Ai akuzohet nga prokuroria e Krimeve te Renda se ka qelluar ndaj te kerkuarit Zhuka ende pa mberritur forcat RENEA-s, te njoftuara per aksionin ndaj Zhukes. Ish-komisari i policise gjithashtu dyshohet te kete gisht ne vrasjen e nje tjeter personi ne qytetin e Beratit. Ndersa eshte zbardhur vrasja misterioze e Gjergji Gushalit, prokuroria ka akuzuar ish-drejtorin e Policise, Ilirjan Dida. “Provat balistike te Laboratorit Qendror te Kriminalistikes, vertetojne se 5 plumbat e vrasjes se Gjergji Gushalit kane dale nga e njejta arme dhe se kjo arme eshte pistoleta personale e ish-drejtorit te Policise, Ilirjan Dida”, beri te ditur disa kohe me pare prokurori i Rrethit te Beratit, Xhemal Saliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›