E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas shkrimeve ne “KJ”, bashkia “arnon” gropat

Nje seri artikujsh ne gazeten “KJ”, kane bere qe bashkia te reflektoje pozitivisht per te rregulluar gjendjen e Qendres se Tiranes. Keshtu, punonjes te mirembajtjes kane nisur dje mbushjen e gropave te stermedha qe po amortizonin automjetet e te gjithe qytetareve, te cilet disponojne nje te tille. Ne te gjitha pjeset ku asfalti eshte me i erret, deri dje kane qene gropa te medha, te cilat shkaktonin jo vetem trafik dhe probleme me gomat e makines, por shpeshhere edhe sherr mes kalimtareve dhe drejtuesve te automjeteve. Artikujt e botuar ne “KJ” trajtuan problemet qe sjell amortizimi i “kerthizes” se Tiranes. Qendra e Tiranes kthehej ne shesh-beteje kryesisht mes kalimtareve, te cilet shpesh mbuloheshin me balte nga makinat qe binin padashur ne grope. Pak dite me pare, Bashkia e Tiranes deklaroi zyrtarisht se nuk e ka ne plan qe te kryejne punime per permiresimin e gjendjes, per shkak se brenda viti fillon implementimi i plani francez. Por, me sa duket, ajo ka nderruar mendje, nisur nga ankesat jo vetem te “KJ”, por edhe te qytetareve, te cilet nuk kane reshtur se telefonuari ne numrin jeshil te Bashkise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›