Frans Ibro, violinisti që po mrekullon Korçën
21/09/2009 Rrugëtimi në art i talentit të vogël: Violina është ëndrra ime që nuk do të ketë fund
KORÇE- Prindërit e tij, Nevruz dhe Mira Ibro, po bëheshin gati të përcillnin djalin e tyre, Fransin për në konkursin e Tiranës që do të zhvillohej mes instrumentistëve të rinj. Ishin të bindur se djali i tyre do të dilte mirë, por sërish se ç’ kishin një ndjenjë ankthi. Po sikur të mos fitonte asgjë… po sikur juria të mos ishte e drejtë… po sikur dikush tjetër të kishte ndonjë mik të fortë… po sikur… Sikur-et nuk kishin të mbaruar. Pyetja që i torturonte më shumë se çdo gjë tjetër ishte: çdo të ndodhte pas kësaj me djalin e tyre? A do ta përballonte dot humbjen… A mund të thyhej diçka në shpirtin e tij… Thonë që njerëzit e talentuar janë njerëz tepër të ndjeshëm dhe mund të thyhen, por thonë edhe që nuk tërhiqen kurrë nga rruga e nisur, sepse nuk i lë pasioni. Mbi të gjitha ai ishte përgatitur mjaft, madje për ditë të tëra, por gjithçka duhej ta përballonte vetëm me mësuesen e tij, Ilda Skëndin, të cilën e adhuronte. Motra e tij, Xhesika, e cila është më e rritur nga Fransi e përqafoi fort dhe i uroi fat. “Je më i miri”, i tha ajo. Kështu e kishte uruar edhe në ditën e parë, kur u regjistrua në klasën e parë te shkolla e muzikës, “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Tashmë Fransi kishte kaluar edhe konkurse të tjerë, por si për çudi çdo konkurs e paska një ndjenjë ankthi. Nuk u mësoke dot me to… Përjetimet përfshijnë gjithë anëtarët e familjes… Të gjitha këto na i tregojnë prindërit e Fransit, Nevruzi, i cili punon elektricist dhe nëna e tij, Mira, modeliste në një kompani konfeksionesh. Edhe pse nga dita e konkursit ka kaluar mjaft kohë, ata të dy e tregojnë përjetimin e çdo koncerti njësoj sikur të ketë ndodhur një çast më parë.
Më bli një piano!
“Ndërsa Fransi po bënte parapërgatitjet e fundit për t’u nisur drejt Tiranës, nuk dimë pse atë çast po na kujtohej jeta e djalit tonë”. Me këto fjalë e shtyjnë më tej tregimin e tyre, dy prindërit e Fransit, Nevruzi dhe Mira Ibro. “Fransi ishte tepër i vogël kur nisëm të kuptojmë se diçka e lidhte me muzikën. Ishte aq i vogël sa as ai vetë dhe as ne të dy nuk e dinim se çfarë profesioni do të merrte djali ynë në jetë. Ndërsa ditët kalonin po vinim re se ai përqendrohej te ekrani i vogël i televizorit sa herë që dikush luante në piano, në violinë apo edhe në instrumente të tjerë. I dëgjonte me kaq vëmendje, sa thua se ishte duke ndjekur një përrallë. Megjithatë, nuk mund të themi se iu përkushtuam. Ndoshta të tilla gjëra ndodhin me çdo fëmijë, ndoshta nuk e tërhiqnin tingujt, por thjeshtë lëvizjet e duarve të instrumentistit, ndoshta diçka tjetër e tillë. Në raste të tilla bënim ndonjë shaka mes njeri-tjetrit dhe e harronim përqendrimin e tij. Ditë më vonë, të mësuar me Fransin nuk do t’i kushtonin ndonjë rëndësi të veçantë, madje e kishim harruar. Ndoshta do ta kishim harruar krejt lidhjen e tij me muzikën, po të mos na i kishte kujtuar ai vetë. Një ditë, sapo hyri në shtëpi, u drejtua nga i ati dhe i tha: “Babi, a më blen një piano”. Pyetja e tij na la të befasuar. Vështruam njëri- tjetrin në sy. “Të kishte qenë i vërtetë përqendrimi i tij mbi ekranin e televizorit, sa herë që të shfaqeshin instrumentistë”. “Përse e do pianon”, e pyetëm. “Dua të bëhem pianist”, na i kthehu ai. Të themi të vërtetën u vumë në dilemë. “A ishte profesioni më i mirë për të”, mendonim. Në art ose duhet të jesh i talentuar, ose të mos jesh kurrë atje, sepse pas kësaj rrjedh një jetë e mundimshme… Nuk dinim çfarë të bënim… . Po ja si rrjedhin ngjarjet, tashmë po e përcillnim për në konkursin e Tiranës.
Konkursi i parë
Kërkesën për t’i blerë një piano nuk ishim të gatshëm t’ia plotësonim. Më shumë se kushdo tjetër fëmijët janë ata që të tundojnë me kapriçot e tyre. Po të kishte parë ndonjë aeroplan nga afër, ndoshta do të kërkonte të bëhej pilot. Gjithsesi nisëm të aktivizonim te Shtëpia e Pionierit. Që nga ajo ditë nisi të na fliste vetëm për pianon, për violinën, për instrumentet e tjerë. Më pas, kur për Fransin erdhi dita e parë e shkollës e regjistruam te shkolla e muzikës, “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Ishte përgatitur për piano dhe violinë. Që të regjistroheshe atje, duhej të dalësh përpara një konkursi. Atë ditë filloi dhe ankthi ynë: “Si do të dilte në konkurs”?, “a ishte vërtetë i prerë për muzikën”? “Mos po i hynim një rruge të gabuar”? Çuditërisht, ndryshe nga sa më parë, tani ne si prindër të tij kishim dëshirë që Fransi të bëhej muzikant. Nëse do të fitonte do të na dukej sikur kishim fituar ne prindërit e tij, por edhe po të humbiste do të na dukej sikur humbja do të ishte e jona dhe jo e Fransit. Mesa duket edhe ne ishim bërë pjesë e ëndrrës së tij. Pas pak erdhi dhe radha e djalit tonë. Ai u ul në piano, ne ishim në ethe. Nuk bënim gjë tjetër veçse shikonim fytyrat e mësuesve të shkollë. Nëse në sytë e tyre do të dallonim ndonjë pakënaqësi, atëherë do të merrnim vesh, talentin e djalit tonë. Për Fransin s’do të ishte gjë tjetër veçse një zhgënjim. Nuk donim që të ndodhte kështu. Vumë re që juria kishte mbetur e kënaqur. Fransi luajti dhe në violinë. “Këtë nxënës do ta marr unë”, tha, mësuese Ilda Skëndi, ai do të bëhet një violinist i mirë. Që nga ai çast ai do të ëndërronte vetëm për violinën. Rruga e Fransit kishte nisur, ne ishim çliruar nga ankthi i konkursit të parë. E motra, Xhesika, i tha: “Isha e sigurt që do ta fitoje konkursin”. Si gjithnjë e motra i kishte uruar fat”.
Konkursi i Elbasanit
“Më në fund Fransi ishte bërë gati për t’u nisur drejt Tiranës. Në atë konkurs do të merrnin pjesë rreth 50 instrumentistë. “Si do të dalësh kësaj radhe”, e pyetëm. “Kam punuar mjaft me mësuesen time Ilda Skëndi”, u përgjigj i sigurt Fransi. Për mësuesen e tij, Fransi fliste po aq shumë sa ç’ fliste edhe për violinën. Me të kishte përballuar çdo konkurs që kishte pasur që nga dita e parë e shkollës dhe deri tani. Sigurisht, ishte kjo mësuese që e kishte përgatitur edhe për konkursin e Tiranës. Me të kishte qenë edhe në koncertin “Ismail Petrela” që zhvillohej në qytetin e Elbasanit. Kishte qenë viti 2004. Edhe atë ditë, ne prindërit e tij, si gjithë prindërit e botës prisnim si do të delte fëmija ynë. Në shkollë kishte luajtur mjaft pjesë të ndryshme nga autorë klasikë dhe bashkëkohorë, ishte pëlqyer nga mësuesit e tij dhe nga Ilda Skëndi, por sidoqoftë, konkurset janë konkurse. Atje marrin pjesë më të mirët, njerëz që kanë talent dhe guxim. Konkurset janë njësi matëse, kupton se sa vlen. Të tregojnë ku je dhe çfarë duhet të bësh. Një çmim të jep kurajë, të shton besimin. Edhe atë ditë, si gjithnjë, ishim në ankth. Prisnim si do të dilte. Më në fund morëm vesh që ai kishte fituar çmimin e dytë. Mbetëm mjaft të kënaqur. Motra e tij, Xhesika, gati sa nuk fluturonte, e dija unë i tha ajo, që do t’ia dilje mbanë”.
Një rrugë më e lehtë
“Fransi ishte bërë gati. Nuk ishte hera e parë që shkonte në Tiranë. Një vit më pas nga koncerti i Elbasanit, kishte marrë pjesë në koncertin “Ëndrra për muzikën”. Ishte viti 2005. Pjesëmarrja e tij, sigurisht, që na la të kënaqur. Po kaq e lumturuar ishte dhe mësuesja e tij, Ilda Skëndi. Mirë thonë që artistët kanë shpirt të madh. Një mësuese e mirë ta bën rrugën e artit më të lehtë. Tashmë do të merrte pjesë në një nga konkurset më të rëndësishme. Ishte viti 2007. “Do të kisha dëshirë të merrja çmimin e parë”, tha Fransi. Ne nuk dinim çfarë t’i thoshim. Do të ishte e mrekullueshme që ai të zinte vendin e parë, por këtë nuk mund t’ia thoshim tani që po nisej për në Tiranë. Po sikur të ndodhte e kundërta. “Ju po shkoni në një konkurs që zhvillohet në kryeqytetin e vendit, i tha i ati, Nevruzi, dhe kjo është më se e rëndësishme”. Sigurisht që ishte kështu. Ishim të sigurt që Fransi do të merrte pjesë edhe në konkurse dhe koncerte të tjera. Gradualisht do të krijonte personalitetin e tij. Mësuesja na kishte thënë që luante mjaft bukur “Akolain”, Glinkën, Endelin, por edhe autorë të tjerë. “Të befason”, na kishte thënë një herë tjetër mësuese, Ilda Skëndi. Ndoshta edhe kjo ishte një arsye që ne prisnim si do të përfundonte konkursi i Tiranës. Nuk do të kishte aq të lehtë, sepse në atë konkurs do të merrnin pjesë rreth 50 instrumentistë. Qëndruam në ankth që nga çasti që nisi koncerti e deri në fund të tij. Erdhi një moment kur do të merrej vesh gjithçka. Fransi kishte dalë në krye, kishte fituar çmimin e parë. Atë ditë e pamë mjaft të qeshur. Kishte realizuar ëndrrën e tij për të pasur një çmim të parë. Mësuesja gëzonte si për fëmijën e saj. “Tashmë e realizove edhe këtë ëndërr, i thamë atë çast. “Jo tha, Fransi, tashmë ëndrra ime sapo ka nisur, më duket sikur kjo ëndërr nuk do të përfundojë asnjëherë. Ndihem mirë duke jetuar me këtë ëndërr të madhe…”. Këtu përfundojnë tregimin e tyre, prindërit e Fransit, Nevruzi dhe Mira Ibro, të cilët me siguri që edhe në konkurse të tjerë të djalit të tyre do të përjetojnë të njëjtën ndjenjë, ashtu si në konkursin e parë të tij. Ndoshta kështu do të ndodhe edhe kur të ngjitet në skenat më të mëdha të botës. Tashmë Fransi është 18 vjeç, ai ka filluar të mrekullojë spektatorin e Korçës dhe mbarë vendit. Duket se një violinist virtuoz po hedh hapat e parë drejt një rruge të gjatë…