E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fransua Hollande, zyrtarisht rivali i Sarkozisë

Zyrtarizimi vjen gjashtë ditë pasi Hollande fitoi zgjedhjet paraprake brenda partisë së tij.

“Fransua Hollande u caktua zyrtarisht kandidati socialist dhe i Partisë radikale të majtë, një parti e vogël aleate me PS-në në zgjedhjet presidenciale të 2012-ës”, bëri të ditur Zhan-Pierr Mignard, zëdhënës i Autoritetit të Lartë të zgjedhjeve paraprake, përpara një publiku të ekzaltuar.

Ai theksoi se Hollande ka fituar turin e parë të zgjedhjeve paraprake me 1 604 268 vota ose më shumë se 56 për qind të totalit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-22 20:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›