E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët nuk tërheqin kërkesën për shtet në OKB

Abas, i cili ndodhet për vizitë në Kajro ku po zhvillon bisedime me krerët egjiptianë, deklaroi se “nuk do ta tërheqë kërkesën e paraqitur në Kombet e Bashkuara, edhe nëse rifillojnë bisedimet”, bëri të ditur agjencia zyrtare egjiptiane e shtypit “Mena”.

Më 23 shtator Abas paraqiti një kërkesë historike për anëtarësimin e shtetit të Palestinës në OKB mbi bazën e kufijve të vitit 1967, që do të thotë duke përfshirë Cisjordaninë, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor, të cilin palestinezët dëshirojnë ta bëjnë kryeqytetin e tyre.

“Kemi paraqitur një kërkesë dhe do ta mbajmë atë deri në fund”, deklaroi Presidenti palestinez, i cituar nga agjencia.

Abas theksoi se do të rifillojë menjëherë bisedimet me Izraelin, nëse ky i fundit pranon një komunikatë të Katërshes për Lindjen e Mesme (Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, OKB dhe Rusi) të 23 shtatorit, që parashikon rifillimin e bisedimeve të ndërprera që prej më tepër se një viti dhe arritjen e një marrëveshje paqeje brenda një viti.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-22 20:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›