E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shou me arrestimin e avokatëve”

“Institucioni i mbrojtjes ligjore në vend, që përbëhet dhe përfaqësohet prej avokatëve të licencuar, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë dhe mbetet i sulmuar padrejtësisht, i diskriminuar, i mospërfillur dhe i përndjekur në mënyrë abuzive, sepse segmente të pushtetit ekzekutiv, të organit të akuzës e madje edhe të vet pushtetit gjyqësor e konsiderojnë këtë institucion të rëndësishëm të një shteti serioz ligjor dhe demokratik si “të tepërt”, si “pengesë” për frenimin e këtyre segmenteve të pushtetit ndaj arbitrariteteve, veprimeve antiligjore dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në reagim.

 Ky Forum shprehet se rastet ekstreme të “arrestit me burg pa afat”, jepen vetëm në raste të jashtëzakonshme “dhe ndaj kriminelëve të vërtetë, kur dihet se avokatia dhe avokatët në Shqipëri janë pjesë e sistemit të drejtësisë, në vend që këto raste  të trajtohen e hetohen në gjendje të lirë, bëhet “show” me ta, duke evidentuar kështu qartas motivin e mbrapsht të këtyre segmenteve të pushtetit për të goditur padrejtësisht sistemin e mbrojtjes ligjore në Shqipëri”.

Më tej thuhet se avokati i arrestuar në Fier, Edmond Toska, 51 vjeç, është një avokat me përvojë pune, me cilësi të vyera morale e profesionale dhe nuk e meritonte dhënien e një mase të tillë sigurimi “arrest me burg”, deri sa të hetohej kjo çështje prej organit të akuzës.

 “Nisur nga fakti që fenomeni i goditjeve të padrejta të avokatëve me burgime të padrejta po bëhet një fenomen shqetësues, FAD apelon para Presidentit të Republikës, para Ministrit të Drejtësisë, para Ministrit të Brendshëm, para Këshillit të Lartë të Drejtësisë, para gjithë sistemit gjyqësor, si dhe para selive qëndrore të faktorëve ndërkombëtar në Bruksel, Nju Jork, Uashington, Strasburg e Vjenë, që t’a frenojnë sa më parë këtë fenomen, i cili në se vazhdon ende sipas kësaj mendësie, do të degjeneronte dhe do e degradonte  institucionin e shenjt të mbrojtjes ligjore në Shqipëri”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2011-10-22 16:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›