Gardianët mbajtën peng italianin për 100 mijë euro
03/06/2010 Sherret për konkurrencën
TIRANE- Dy gardianë të burgut të Fushë-Krujës dhe një administrator i një firme për mbledhjen e lëkurëve të kafshëve janë arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi ata kanë mbajtur të izoluar për disa orë një biznesmen italian, duke i kërkuar një shumë financiare prej 100 mijë euro. Tre personat e ndaluar quhen Sefer Dervishi me detyrë administrator, Jetnor Dushaj me detyrë polic burgu dhe Ermal Malaj me detyr polic burgu në Fushë-Krujë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi italian Eriberto Petreli ka ardhur në Shqipëri për të parë menaxhimin e kompanisë së tij, të cilën îa kishte besuar shtetasit të arrestuar Sefer Dervishi. Në momentin që italiani është akomoduar në një nga hotelet e Lezhës, Dervishi ka filluar të stisë një ngjarje që dyshohet se e ka kryer vetë, me qëllim për të zënë me faj italianin. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se Dervishi i ka futur dy policët e burgjeve dhe më 14 maj të këtij viti, ata i kanë vendosur tritol një konkurrenti në Kavajë. Sasia e tritolit fatmirësisht nuk ka shpërthyer, por është zbuluar nga punonjësit, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Lënda shpërthyese është vendosur pa dijeninë e shtetasit italian Eriberto Petreli. Të ndodhur në vështirësi, për shkak se policia kishte filluar hetimet, tre personat e arrestuar kanë shkuar me uniformë police në hotelin ku qëndronte i akomoduar italiani. Këtij të fundit ata i kanë treguar ngjarjen dhe në të njëjtën kohë i kanë pohuar se në dijeni ishte vënë policia, duke i thënë se efektivat e rendit dyshojnë se tritoli në punishten e lëkurëve në Kavajë është vënë nga italiani Petreli. Në këto kushte ata i kanë kërkuar 100 mijë euro, me pretendimin se do të ndërhynin për t’ia mbyllur çështjen. Mirëpo italiani nuk iu bindet tre të arrestuarve, duke u kërkuar shpjegime për vendosjen e tritolit, por dy policët dhe administratori Sefer Dervishi reagojnë duke i pohuar se këtë gjë e kanë kryer me qëllim dëmtimin e biznesit në Kavajë, të cilin e kishin konkurrent. Burimet thanë se pas një debati të ashpër, tre autorët i kanë lënë kohë të mendohet shtetasit italian, i cili ditën e djeshme është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar një kallëzim penal ndaj tre personave. Menjëherë pas këtij denoncimi, prokuroria në bashkëpunim me policinë e Lezhës, kanë ndjekur tre të dyshuarit, duke i arrestuar ata në momentin kur ishin nisur në drejtim të hotelit për të marrë shumën prej 100 mijë euro, që ia kishin kërkuar biznesmenit italian Eriberto Petreli. Fill pas këtij operacioni, tre personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat, ku në prani të hetuesve janë marrë në pyetje. Ata nuk kanë pranuar të japin shpjegime pa praninë e një avokati, dhe për pasojë seanca e pyetjeve është lënë të kryhet në ditët në vijim. Ndërkohë prokuroria ka nisur verifikimet për të zbardhur detajet e vendosjes së tritolit në punishten e lëkurëve në Kavajë, ku dyshohet se autorë janë tre personat e ndaluar. Aktualisht ndaj tyre Krimet e Rënda ngritën akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, dhe “Konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës”, parashikuar nga nenet 109/b , 25, 170/b, 25 të K. Penal