Fratini: Heqja e vizave hap për anëtarësimin në BE
Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për realizimin e detyrimeve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, Ministri Fratini theksoi se kjo arritje e afron edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
“Lëvizja e lirë është një hap shumë i rëndësishëm i Shqipërisë për integrimin e mëtejshëm në strukturat evropiane. Hapi tjetër, që shpresoj ta arrijmë shpejt vitin e ardhshëm, është marrja e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Z. Frattini.Nga ana e tij, ministri Basha theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë çdo masë të nevojshme kundër abuzimeve të mundshme.
“Për ne si autoritete shqiptare është një detyrim madhor që këtë liri të lëvizjes dhe të drejtë të mohuar që na u dha, ta mbrojmë me çdo kusht nga abuzimet, që Evropa dhe qytetarët e saj të mbeten të sigurt”, tha Basha.
Në Ministrinë e Jashtme të Italisë, vizitorët nga Shqipëria patën mundësinë të shohin nga afër dokumentin origjinal të Traktatit të Romës, në arkivin ku ruhen të gjitha dokumentet kryesore të Bashkimit Evropian. Vizita në muzeun Capitolini, në të cilin gjendet edhe salla ku u nënshkrua Traktati i Romës, përmbylli udhëtimin e parë pa viza në zonën Shengen të 50 qytetarëve shqiptarë./S.Lleshi/Start/
2010-12-17 16:53
[