E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla: Hetimi i pasurive në terren të zyrtarëve, sfidë

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, zhvilloi sot një takim me gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, nga ku ka prezantuar projektin e bashkëpunimit, i cili parashikon krijimin e grupeve të përbashkëta të hetimit për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë zyrtarë që përfitojnë në mënyrë abuzive nga pushteti.

"Hetimi i thelluar në terren është një sfidë e rëndësishme institucionale, e cila kërkon padyshim bashkëpunimin e faktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare, në mënyrë që të përcjellë impaktin e duhur tek publiku dhe të rrisë besimin e tij në institucionet publike shqiptare", tha Llalla.

Ai shtoi më tej se do të “jetë sukses, pasi do të jenë të ndërthurura interesat madhore të medias me misionin e Inspektoratit të Lartë; vënia para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin që ushtrojnë si dhe përmirësimi i situatës së përgjithshme social-ekonomike të qytetarëve"./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-17 17:01
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›