Fratini: Liberalizimi i vizave ne 2009

Por ajo qe beri te vecante qendrimin ne Tirane te Ministrit te Jashtem italian ishte prezantimi nga kryeministri Berisha i pasaportes biometrike, nje nga premtimet e tij kur zoti Fratini vizitoi Tiranen heren e fundit si zevendespresident i Komisionit Europian dhe qe eshte nje nder kushtet per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
“Kjo hap rrugen drejt pershpejtimit per ato rezultate te prekshme dhe te dukshme per qytetaret shqiptare, duke nisur nga nje regjim me i liberalizuar vizash, qe me prezantimin e pasaportes biometrike, sigurisht qe behet nje objekt me i afert”, u shpreh Fratini.
Ministri i Jashtem italian foli per liberalizimin e vizave edhe ne takimin me ambasadoret e Shqiperise, duke shprehur optimizmin se Komisioni Europian mund te marre nje vendim edhe para qershorit te vitit te ardhshem, kohe ne te cilen mbaron mandati i presidences, Hose Manuel Barroso.
Ajo qe eshte vleresuar si nga shef i diplomacise italiane edhe nga kryeministri Berisha eshte dimensioni ekonomik qe duhet te kete diplomacia shqiptare per te prezantuar Shqiperine tek investitoret e huaj. Kryeministri Berisha madje tregoi edhe menyren e tij te punes me biznesin e huaj, duke theksuar se kompanite i pret u jep siguri dhe premton se do te beje cmos per suksesin e tyre.
Megjithese nuk ishin fryt i diplomacise ekonomike, Shqiperia firmos me Italine pese marreveshje ekonomike, mes te cileve edhe dhenien me koncenson te parkut industrial ne Koplik.
Sipas disa zerave, Italia eshte e interesuar te investoje edhe ne parkun Energjitik te Porto Romanos, por ende nuk ka detaje mbi kete ceshtje, pervec interesit te shprehur me nje fjali nga ministri Fratini se Italia do te donte te zgjeronte bashkepunimin me Shqiperine e fushen e energjitikes.