Fratini: Procesi elektoral u krye me korrektësi

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, duke iu referuar zgjedhjeve politike të zhvilluara më 28 qershor në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp thuhet se proçesi electoral u krye në mënyrë korrekte, porn ë mënyrë të veçantë për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në proçesin zgjedhor, si edhe në vijim gjatë numërimit të fletëve të votimit. Siç është evidentuar edhe në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë të pranishëm në vend, përveç disa episodeve të parregullsisë, në këtë raund zgjedhjesh u shënua një progres i prekshëm, në krahasim me të kaluarën. Pritet, gjithashtu, që edhe faza e fundit e procesit elektoral të zhvillohet në të njëjtën mënyrë paqësore dhe korrekte.
Ministri Frattini uron që forcat politike shqiptare, me frymë konstruktive, të arrijnë të formojnë sa më parë një qeveri për të vazhduar në rrugën e reformave dhe në atë të përafrimit të Shqipërisë me BE, faktor ky i një rëndësie parësore për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të rajonit", përfundon deklarata.