Zgjedhjet, 3 kutitë e qarkut të Fierit mbërrijnë në KQZ

Tre kutitë e qarkut të Fierit kanë mbërritur pasditen e sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku edhe do të numërohen. Kutitë priten të numërohen për të nxjerrë nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit të deritanishëm. Tre kutitë e KZAZ 20 në qarkun e Fierit kanë qënë "mollë sherri" gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit mes Partisë demokratike dhe asaj socialiste. Të dy partitë kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme. kanë mbërritur në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe do të numërohen aty. Ditën e djeshme komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshmendonëse ku fakt i irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.