Fratini e Lambrinidis: Dialog për reformat

Franco Frattini dhe Stavros Lambrinidis
TIRANE-Mbeshtetje per integrimin e vendit ne BE dhe apel per agazhimin serioz te paleve per reformat qe duhet te plotesohen. Ky ka qene mesazhi i Ministrit te Jashtëm italian, Franko Fratini dhe atij grek, Stavros Lambrinidis gjate takimit me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto.
Gjate takimit, Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën integrimit. Sipas tij, vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.
Vizita e diplomateve
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis e kane nisur viziten e tyre ne Tirane me nje takim me ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, njeheresh numri dy i qeverise.
Mësohet se qëllim i vizitës së tyre është nxitja e dialogut politik në Shqipëri.
Dy ministrat e jashtëm do të takohen me drejtuesit më të lartë ne vend, Presidentin, kryeministrin dhe liderin e opozites. Gjate takimeve ata do te shoqerohen edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui.
Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan në një deklaratë të një dite më parë me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, u ka bërë gjithashtu thirrje deputetëve të parlamentit shqiptarë, që të jenë pjesë e një dialogu konstruktiv për të ardhmen e vendit.