Frattini dhe Lambrinidis takim me Haxhinaston

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis e kanë nisur vizitën e tyre në Tiranë me një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Dy ministrat shoqërohen nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ndërsa më pas do të takohen edhe me presidentin Topi dhe kryeministrin Berisha.
Përfaqësuesit e dy vendeve të Bashkimit Europian gjatë vizitës në Tiranë synojnë që të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave të nevojshme për pëparimin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Misioni në Tiranë vjen në një moment kur Komisioni Europian pritet të publikojë në muajin tetor raportin e tij të vlerësimit mbi ecurinë e vendit si dhe të japë opinionin mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.